Author: almakos

9 Nëntor 2018 / 12:49 Në seancën e sotme kuvendore ku si pikë e parë të rendit të ditës ishte marrja e mandatit deputetit Nikolla Gruevski, asnjëri nga deputetët nuk u paraqit për fjalë, kështu që propozimi i Komisionit për Çështje të Mandati dhe Imunitetit kaloi menjëherë në votim. Pro votuan 58 deputet, ndërsa kundër marrjes së mandatit ishin 29 deputetë të VMRO-së. Përveç deputetëve të LSDM-së, pro marrjes së mandatit deputetit Gruevski votuan edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI të cilët ishin prezent në seancë gjatë aktit të votimit.  Ndërkohë që deputetë e përjashtuar kohë më parë…

Lexo më Shumë

9 Nëntor 2018 / 12:40 Në fillim të seancës koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolkla Micevski, kërkoi që të plotësohet rend i ditës me propozim ligjin për amnisti. Pro këtij propozimi votuan 28 deputet, 50 ishin kundër, 1 i përmbajtur. “Grupi parlamentar i VMRO para disa ditëve ka dorëzuar propozim Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit, në procedure të shkurtër. Sot jemi dëshmitarë se mbi 10 ligje kaluan në procedure të shkurtër edhe pse të njëjtit i kemi pranuar vetëm para disa minutave. Propozimi jonë duhej të ishte gjithashtu në rend dite, për këtë shkak kërkojmë që propozimi jonë të…

Lexo më Shumë

9 Nëntor 2018 / 11:59 Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi gjykimi për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuarit për vdekjen e Nikolla Sazdovskit. Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi, gjatë seancës së sotme insistoi që seanca dëgjimore të incizohet me ton dhe vizualitet. Kryetarja e Këshillit gjyqësorë, Daniella Alleksovska kërkoi ndihmë teknike dhe e mundësoi kërkesën. Sipas prokurorisë, më 29 qershor të këtij viti, të pandehurit Besir Bela dhe Skender Demiri së bashku me të arratisurin Jeton Luzha iu drejtuan Sazdovskit para fabrikës Alkaloid dhe i kërkuan letërnjoftim. Pasi ua ka treguar, dy të akuzuarit kanë filluar…

Lexo më Shumë

9 Nëntor 2018 / 10:31 Portalit SDK.mk jo zyrtarisht njofton se prokurorë të Prokurorisë Publike Speciale sot nga mëngjesi kanë hyrë në zyrat e kompanisë së biznesmenit të njohur Orce Kamçev. Nga ora 6 e mëngjesit PSP me urdhër të Gjykatës po kontrollon objektet e kompanisë “Orka Hollding” në Shkup dhe kompanitë e tjera që janë jashtë kryeqytetit. Më 29 gusht të vitit 2016 Kamçev ishte thirrur në bisedë nga PSP-ja, Por nga Prokuroria atë kohë nuk shpieguan arsyet dhe rastin për të cilin ishte thirrur në bisedë.Kamçev në shkurt të vitit 2017 ishte njëri nga pronarët e kompanisë MPM,…

Lexo më Shumë

9 Nëntor 2018 / 7:19 Regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se ditën e diel, për shkak të mbajtjes së dy manifestimeve, do të futet një regjim i përkohshëm në komunikacion në shumë rrugë në periudha të ndryshme të ditës. Në periudhën nga ora 12 deri në orën 12:30, për shkak të manifestimit “Shkupi në biçikletë 2018”, regjim të komunikacionit do të ketë në rrugët që do të lëviz karvani i biçikletave, njofton Qyteti i Shkupit. “Vozitja e biçikletave do të zhvillohet në sheshin Ilinden, nga fontana “Lotos Cvet” deri tek udhëkryqi me rrugën…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 22:04 Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevsk në emisioni “Rruga Drejt” tha se shërbimet e administratës do të vazhdojnë procesin e digjitalizimit për të dhënë një shërbim më të mirë dhe për të shmangur radhët e stërzgjatura nëpër zyra. Digjitalizimi i dhënies së shërbimeve dhe komunikimit mes institucioneve mes tyre, krijon mungesë të kuadrit të caktuar dhe këtë duhet ta adresojmë, por digjitalizimi është çelësi i cilësdo reformë e cilësdo administratë në sektorin publik në shekullin 21. Ne më lehtë shërbimet mund t’i sjellim deri tek qytetarët përmes telefonave dhe pajisjeve sesa qytetarët fizikisht t’i dërgojmë deri…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 21:58 Në emisioni “Rruga Drejt”, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski ndër të tjera tha se për herë të parë qeveria e LSDM-së ka ulur numrin e nëpunësve të administratës shtetërore me 1 000 persona. Nga viti në vit, numri i të punësuarve në sektorin publik vetëm rritej, ndonjëherë pak e ndonjëherë shumë. Në vitin 2017 për herë të parë pas shumë dekadave kemi numër më të vogël të punësuarve në sektorin publik se viti 2016, rreth 1000 më pak. Cili është dallimi? Unë vazhdimisht them se punësime në sektorin publik ka dhe do të ketë, por…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 21:42 Në emisioni “Rruga Drejt”, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski tha se për herë të parë në historinë e vendit në këto 30 vite, do të bëhet depolitizimi i plotë i administratës publike. Ne për herë të parë në histori kemi strategji për reforma në administratën publike ne plan konkret aksionarë me çka janë obliguar institucionet, cilat janë afatet, buxheti dhe cilat janë rezultatet e pritura dhe zbatimin mund ta ndjek çdokush. Ajo është për katër vitet e ardhshme. Një nga masat kryesore fillojmë ta zbatojmë menjëherë, dhe kjo ka të bëjë me depolitizimin. Pajtohem se…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 20:45 Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski pjesëmarrës në emisionin “Rruga drejt…”, deklaroi se deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar në sektorin publik janë punësuar 128 mijë persona.  Ndërkohë që raporti për vitin vijues do të publikohet kah fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm. “Sipas raportit të fundit vjetorë për punësime në sektorin publik që e jep gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe të cilin e publikuam në mars në sektorin publik kemi numëruar diku rreth 128 mijë persona, gjë që I bie më pak se viti paraprak.…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 19:19 Partitë europiane të djathta kanë zgjedhur këtë të enjte europarlamentarin gjerman, Manfred Weber, për t’i udhëhequr drejt fushatës së re elektorale të vitit të ardhshëm në Europë, e sigurisht duke i dhënë atij një shtysë për postin më të fuqishëm në BE. Weber, një aleat i Kancelares gjermane, Angela Merkel, fitoi mbështetjen e 79.2 për qind të delegatëve të Partisë Popullore Europiane (EPP), të pranishëm në takimin në Helsinki, duke mposhtur me lehtësi ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, me rreth 20 për qind të votave. Nëse PPE-ja ruan pozicionin e saj si grupi më i madh…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 18:32 Presidenti amerikan Donald Tramp propozoi Kejt Meri Bërns për ambasadore të SHBA-së në Maqedoni. Ajo duhet ta zëvendësojë ambasadorin aktual Xhes Bejli. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Meri Bërns në Shkup do të vijë nga Athina ku mbante postin e zëvendës ambasadores. Bërns më herët ka qenë zëvendës shefe e misionit të SHBA-ve në OSBE. Ajo gjithashtu ka përfaqësuar interesat e SHBA-ve në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi. Flet në mënyrë të shkëlqyeshme shumë gjuhë ndër të cilat hungarisht, spanisht dhe turqisht. Emërimi i saj duhet të kalojë në Senatin amerikan. Ndërkaq mandati i ambasadorit Bejli…

Lexo më Shumë

8 Nëntor 2018 / 16:11 Kreu i Gostivarit, Arben Taravari bën apel që rasti i vdekjes së 17 vjeçares nga fshati Zdunjë të mos keqpërdoret politikisht dhe të pritet për rezultatet përfundimtare të hetimit. Taravari sqaron se ngjarja nuk ka ndodhur siç është raportuar në opinion. Çdo gazetar, qytetar, politikan, analist politik apo kriminel që e quan veten ndryshe është i lirë të shkojë dhe të informohet në Polici apo të informohet nga organet e tjera hetimore. Unë nuk jap asnjë detaj që e gërmon plagën e shkaktuar nga kjo humbje e rëndë në familjen Mexhiti. Kjo familje, ashtu si…

Lexo më Shumë