9 Nëntor 2018 / 18:30 Biznesi Orce Kamçev pak çaste më parë me një veturë ngjyrë të zezë u dërgua në Gjykatën Penale të Shkupit. Mjeti hyri direkt në garazhet e gjykatëas duke shmangur në këtë mënyrë kamerat dhe gazetarët. Gjykatësi i lëndës po vijon me marrjen në pyetje të të akuzuarit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje do të merret vendimi nëse i akuzuari do të dërgohet në paraburgim apo do t’i caktohet ndonjë masë tjetër paraprake. [embedded content]
Author: almakos
9 Nëntor 2018 / 17:39 Me 9 vota për dhe 7 kundër, Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit mbi Preambulën. Me këtë amendament parashikohet ndryshimi i Prembulës në pjesën e KAÇKM-së ku “vendimet” do të ndryshohen në “shpallje” si dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit. Në radhë është draft-amendamenti 35 i cili obligon Maqedoninë të respektojë sovranitetin, pacenueshmërinë dhe integritetin e shteteve fqinje.
9 Nëntor 2018 / 17:31 Këshilli Penal vërtetoi sot pasdite vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve dhe dënimin me burg të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, mëson Alsat. Vendimi tashmë është konfirmuar dhe u është dorëzuar palëve. Vendimi do hyjë në fuqi menjëherë pas pranimit nga ana e tyre, dmth palës mbrojtëse dhe vet Gruevskit. Pas këtij vendimi, Gruevski duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin prej dy vite e gjysmë në burgun e Shutkës.
9 Nëntor 2018 / 16:53 Gjatë fundjavës do të shqyrtohen draft-amendamentet e mbetura për ndryshimet kushtetuese. Shërbimet e ligjvënësit konfirmojnë se kjo bëhet me qëllim që sa më shpejtë të shqyrtohen draftet dhe tekstet të vihen në debat publik.
9 Nëntor 2018 / 15:57 Reformat në ligjin për mbrotje sociale, posaçërisht për shfuqizimin e ndihmës për fëmijën e tretë të paralajmëruara nga pushteti, kanë përplasur partnerët e koalicionit qeveritar. Artan Grubi, në emër të deputetëve të BDI-së tha se paralajmërimi për shfuqizimin e saj është shumë i hershëm duke përkujtuar paraprakisht duhet të ishin njoftuar të gjitha palët e koalicionit. Hera e parë që dëgjova për këtë propozim ishte nëpër mjetet e informimit dje, vlerësoj se nuk është debatuar as në qeveri. Prandaj dhe them që politikat më të mira janë ato që ndërtohen në bazë të konsensuzit dhe…
9 Nëntor 2018 / 15:32 Në ditën botërore të gjuhës rome kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria, së bashku me përfaqësuesit politik të bashkësisë së romëve dhe organizatat joqeveritar rome, mbeten të angazhuar të punojnë më shumë në kyçjen e romëve në vendimmarrjen politike në vend. Them na qoftë urime dhe jo ju qoftë urime sepse shoqëria është e barabartë për të gjithë. Punojmë që vendi jonë të njihet nga bota si shoqëri gjithëpërfshirëse duke u bazuar në pranimin e dallimeve mes nesh, edhe atë në thelb dhe jo vetëm në mënyrë deklarative. Ju të nderuar bashkëqytetarë romë jeni pjesë…
9 Nëntor 2018 / 15:14 Gjykata Themelore e Tetovës nuk e pranoi kërkesën për sigurimin e provave nga bisedat telefonike të personave të përfshirë në vrasjen e Naip Rexhepit nga Kumanova në muajin prill në Reçicë të vogël. Edhe pse një provë e tillë në fillim të gjykimit ishte kërkuar nga Prokurori i lëndës, përfaqësuesi i akuzës nuk e kishte propozuar zyrtarisht. Mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata që dy dëshmitë e siguruara të jepen në rrethana të mbrojtura, por që kërkesa e tyre nuk është pranuar. Ne si mbrojtje e familjes Misini jemi të mendimit se sigurimi i kësaj prove…
9 Nëntor 2018 / 14:41 Maqedonia është vendi me ndotjen më të lartë në Ballkan, e ndjekur nga Kosova, më pas nga Shqipëria. Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute. Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015. Sipas këtyre të dhënave, Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Europë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka…
9 Nëntor 2018 / 14:23 Shoqata e Bankave të Maqedonisë kërkon nga Qeveria që reformën e njoftuar tatimore për të ardhurat e interesit, nga depozitat e qytetarëve, ta shtyjë deri në hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Bankierët besojnë se vetëm kështu do të ruhet prirja pozitive e kursimit, por gjithashtu do të sigurohet kapital i freskët për ekonominë. Nga sektori bankar thonë se një reformë e tillë kërkon një debat më të gjerë dhe në letrën dërguar mediave, ata thanë se do të kërkojnë takime në Ministrinë e Financave për të paraqitur qëndrimet e tyre në detaje. Shoqata e…
9 Nëntor 2018 / 14:14 PSP-ja pas një procedura parahetimore, nën kodin “Imperija”, ka hapur hetime të reja kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkovit, Nenad Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunovska-Kamçevska, Hristina Kamçeva-Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviç, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal”. “Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Publike, në bashkëpunim me MPB-në, janë kryer 12 bastisje dhe janë privuar nga liria 5 persona të dyshuar, të cilët gjatë ditës pritet të dalin para gjykatësit hetues.
9 Nëntor 2018 / 13:58 Parashikimi i fundit i Komisionit Evropian për rritjen e ekonomisë në Maqedoni për këtë vit është projektuar në 2.1%. Sa i përket projeksionit nga maji i këtij viti ka rënie prej 1%, kur Brukseli parashikonte rritje prej 3.1%. Në raportin e vjeshtës mbi ekonomitë e shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, thuhet se vitin e ardhshëm ekonomia e vendit do të rritet për 2.8% dhe në vitin 2020 rritja do të jetë 3.1%. Rreziqet kryesore vazhdojnë të jenë situata politike, por edhe niveli i investimeve vendase dhe të huaja, por edhe investimet kapitale të…
9 Nëntor 2018 / 13:16 Me urdhër të gjykatës, prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike, së bashku me inspektorët e Departamentit për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB, sot në mëngjes kanë hyrë për të bastisur edhe në kompaninë “Pelisterka”. Sipas informatave të fundit pas kontrollave të bëra sot në mëngjes në kompanitë e biznesmenit Orce Kamçev, kontrollat kanë vazhduar edhe në objektet e komanisë “Pelisterka”, në pronësi të Dejan Pandelleskit. Ndryshe, pronari i kompanisë “Pelisterka” është kumar i ish ministrit Mile Janakieski, i cili aktualisht është i punësuar në këtë kompani.

