13 Nëntor 2018 / 15:52 Ministria e Jashtme e Hungarisë nuk konfirmon nëse vërtetë ish kryeministri, Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest, nëse Gruevski ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze dhe rrjedhimisht, cili është qëndrimi i autoriteteve të atjeshme. As nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë akoma pa përgjigje për Alsat se çfarë masash do të ndërmarrin në këtë rast. Më herët gjatë ditës, para se Gruevski të shkruante publikisht se ndodhet në Budapest kryeministri, Zoran Zaev dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska thanë se nuk besojnë që ish kryeministri të jetë arratisur jashtë vendit. Zaev kërkoi që të lejohen…
Author: almakos
13 Nëntor 2018 / 15:28 Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia politike për zhdukjen e Gruevskit. Ky është qëndrimi i ish shefit të Ministrisë së Brendshme, Ljubomir Gjurçevski, i cili konsideron se paralelisht duhet të ketë përgjegjësi edhe në mesin e 6 zyrtarëve të autorizuar të caktuar për sigurinë personale të Gruevskit. Ata janë të detyruar të dorëzojnë raporte për kryerjen e detyrave, nëse kanë pasur kërcënime, që MPB-ja t’i planifikojë aktivitetet e ardhshme. [embedded content] Nëse Gruevski ka kërkuar që sigurimi të tërhiqet, në MPB për ketë patjetër të ketë raport me shkrim. Por,…
13 Nëntor 2018 / 14:30 Është viti i shtatë me radhë, ku studentët më të mirë në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative morën bursa nga kompanitë energjetike në vend. EVN, ELEM dhe MEPSO vazhdojnë t’i mbështesin studentët dhe proceset arsimore në mënyrë që të prodhojnë personel me kualifikim të lartë. Përfaqësuesit e kompanive energjetike te këto tetë të rinj, të cilët sot kanë marrë bursat, i shohin kolegët e tyre të ardhshëm. Deri tani kemi ndarë rreth 40 bursa. Gjysma e bursistëve tashmë janë kolegë tanë. Ata punojnë, përparojnë, zhvillohen në profesionistë, të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha…
13 Nëntor 2018 / 14:12 Me dëgjimin e pesë dëshmitarëve, ka vazhduar sot seanca për rastin “Titanik 3” ku për keqpërdorime zgjedhore akuzohen deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe bashkë-partiaku i tij Ismet Guri. Edhe pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, Prokuroria Speciale nuk ka arritur të konstatoj se rezultati zgjedhor i shkruar në procesverbale është ndryshuar gjatë dërgimit në KSHZ. Mbrojtja e Alimit dhe Gurit thotë se Specialja nuk posedon asnjë provë materiale për akuzën me të cilën ngarkohen dy të lartpërmendurit, përveç denoncimeve verbale të marra si dëshmi në akuzë. Seanca e radhës vazhdon më 15 nëntor. Loading…
13 Nëntor 2018 / 13:49 Brenda këtij muaji pritet që të mbarojë sistematizimi i administratorëve që për më shumë se 10 vite marrin paga, ndërsa qëndrojnë në shtëpi. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski tha se menjëherë më pas do të fillojë procesi i sistematizimi të pjesës së mbetur prej më shumë se 600 administratorëve. [embedded content] Më nuk janë 1000 të pa sistematizuar, ashtu siç edhe e dini procesi i shpërndarjes së tyre po vazhdon. Jemi në përfundim të fazës së parë dhe lirisht mund të paralajmërojë se muajin e ardhshëm do të shkojmë edhe me fazën…
“Ditëve të fundit kam marrë numër të madhe të kërcënimeve për jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politikë nga autoritete Hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk të heq dorë”.
13 Nëntor 2018 / 13:09 Me prezantimin e SMS porosive sot në Gjykatën Penale vazhdoi seanca për “27 prillin”. Të parat u prezantuan SMS porosit e marra nga telefoni i ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski,. Këto porosi përfshijnë periudhën shkurt-maj të viti 2017. “Më 27 prill në ora 17:48 minuta Trajko Veljnaovski dërgon porosi deri të Goran Gjoshevski me këtë përmbajtje: “Të jeni në gjendje gatishmërie”. Gjoshevski në 17:49 dërgon SMS porosi me përmbajtje “po” dhe më vonë edhe një porosi tjetër “të gjithë e dine, edhe nga MPB-ja”. Në 18:04 Veljanoski I dërgon porosi “thuaju të hyjnë brenda…
13 Nëntor 2018 / 12:39 Vitin e ardhshëm, 2019-ën le ta shpallim si vit të ekonomisë, ashtu siç ishte ky vit, 2018-ta vit i integrimeve. Zgjedhjet parlamentare le të kthehen në binarët normal,le të jenë të rregullta, dhe mos të mbahen para kohe, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e dytë për buxhetin të organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë. Zaev shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dëmtojnë ekonominë, e rëndojnë punën e bizneseve, dhe pengon realizimin e planeve të biznesit. Mos të shkojmë në zgjedhje, ti japim një shans ekonomisë. Ne e dimë se si zgjedhjet e parakohshme parlamentare…
13 Nëntor 2018 / 11:56 Do të ishte shumë dëshpëruese për shoqërinë tonë nëqoftëse pas ikjes së Gruesvkit fshihet ndonjë marrëveshje politike, shprehet profesori universitar Nikolla Dujovski për alsat-m.tv. Sipas tij në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë marrëveshje me kriminelët, ata duhet të përballen me drejtësinë dhe të vuajnë dënimin e merituar. “Kjo do të ishte shumë dëshpëruese për shoqërinë tonë. Nuk guxon të ketë marrëveshje me kriminelët. E dini si, bëhet fjalë për persona që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm, dhe pa marrë parasysh cili do politikanë që do të marr guximin të bëj një marrëveshje…
13 Nëntor 2018 / 11:08 Brenda këtij muaji pritet që të mbarojë sistematizimi i administratorëve që për më shumë se 10 vite marrin paga e qëndrojnë në shtëpi. Këtë e paralajmëroi sot Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damian Mançevski duke shtuar se menjëherë pas kësaj do të fillojë procesi i sistematizimi të pjesës së mbetur prej më shumë se 600 administratorëve. Nga grupi i parë më shumë se 200 persona refuzuan vendin e punës që iu ofrua, ndërsa 700 të tjerë ende nuk kanë filluar zyrtarisht me punë, pavarësisht se kanë nënshkruar kontratat me institucionet ku u është ofruar…
13 Nëntor 2018 / 10:41 Me leximin e SMS mesazheve, të cilat i kanë dërguar njëri-tjetrit të akuzuarit për “27 Prillin” duhet të vazhdoj seanca e caktuar për sot mbi rastin e dhunës në Kuvend. Thuhet se SMS mesazhet janë një nga dëshmitë kryesore të prokurorisë sepse dëshmojnë lidhjen e të akuzuarve, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe sipas një plani. Në seancën e mëparshme, janë parë incizime të kamerave të sigurisë dhe të mediumeve që kanë regjistruar dhunën në Kuvend. Loading…
13 Nëntor 2018 / 10:17 Ish drejtori i policisë sekrete Sasho Mijallkov i cili njëherit është edhe kushëri i Nikolla Gruesvkit, nuk e din se ku është dhe ku fshihet Gruesvki. Mijallkovi sot u paraqit në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2” dhe gjatë hyrjes në Gjykatë i pyetur nëse e din se ku ndodhet Gruesvki, u përgjigj shkurt se nuk e din. Ndryshe ndaj Gruesvkit është shpallur flet-arrest kombëtarë, pasi që nuk u paraqit në burgun e Shutkës për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetëve. Loading…

