13 Nëntor 2018 / 14:12
Me dëgjimin e pesë dëshmitarëve, ka vazhduar sot seanca për rastin “Titanik 3” ku për keqpërdorime zgjedhore akuzohen deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe bashkë-partiaku i tij Ismet Guri. Edhe pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, Prokuroria Speciale nuk ka arritur të konstatoj se rezultati zgjedhor i shkruar në procesverbale është ndryshuar gjatë dërgimit në KSHZ. Mbrojtja e Alimit dhe Gurit thotë se Specialja nuk posedon asnjë provë materiale për akuzën me të cilën ngarkohen dy të lartpërmendurit, përveç denoncimeve verbale të marra si dëshmi në akuzë. Seanca e radhës vazhdon më 15 nëntor.
Loading…


