14 Nëntor 2018 / 14:17 Presidenti Gjorge Ivanov nuk guxon të amnistojë persona që ikin nga drejtësia dhe për këtë ai është i vetëdijshëm, thotë akademiku Vllado Kambovski, duke komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në Hungari. Sipas tij, Ivanovi deri më tani ka kryer disa vepra penale, ndërkaq me amnistimi i Gruevskit do t’i krijojë imazh të keq shtetit. “Ivanovi do të mund ti krijojë imazh të keq shtetit nëse amniston persona që ikin nga drejtësia. Edhe pse deri më tani i ka kryer tre vepra penale nga Kodi Penal dhe disa shkelje të Kushtetutës. Profesori i fakultetit të…
Author: almakos
14 Nëntor 2018 / 13:56 Profesori universitar Mersin Maksuti në një intervistë ekskluzive për Alsat, në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski në Hungari, u shpreh se arratisja e tij sfidoi shtetin së drejtës dhe zbehu besimin e qytetarëve për të gjitha abuzimet që janë bërë në këto vite me pushtetin shtetëror. Por nga ana tjetër ai shprehet optimist se arrestimi i menjëhershëm i figurave të tjera të pushtetit të kaluar mëngjesin e sotëm, si ish-ministri i Transporteve Janakieski dhe të tjerëve, paraqet një shpresë për gabimet e bëra me Gruevskin dhe apelon se shteti duhet të shfrytëzoj të gjitha…
[embedded content] 14 Nëntor 2018 / 12:48 Kryeministri Zoran Zaev, shprehet optimist se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në vend dhe do të vuaj dënimin e merituar. Sipas tij Hungaria si shtet i BE-së nuk do të lejoj që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare. Zaev madje konfirmoi se ministri i brendshëm i Hungarisë ka kërkuar nga ministrit të brendshëm Oliver Spasovski të dhëna rreth Gruevskit, se për cilat vepra dhe për çka gjykohet. Loading…
[embedded content] 14 Nëntor 2018 / 12:08 Prokuroria në seancën e sotme për rastin “Titanik”, ku i akuzuar është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari dhe po kërkon azil politik nga autoritetet hungareze, ka kërkuar që t’i gjykohet në mungesë. Megjithatë ky propozim i prokurorisë është kundërshtuar ashpër nga pala mbrojtëse. Mbrojtja nuk pajtohet s me masën e paraburgimit për Mile Jankievskin dhe Kiril Bozhinovski. Sipas avokatit Alen Millanov, poqëse Janakievski dhe Bozhinovski do të kishin pasur për qëllim që të arratisen, sigurisht që nuk do të gjendeshin në shtëpi. Loading…
14 Nëntor 2018 / 11:04 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka thirrur sot në koordinim nënkryetarët e Kuvendit dhe të gjithë shefat e grupeve parlamentare. Jo zyrtarisht mësohet se mes tjerash do të shqyrtohet edhe çështja e statusit në deputetit Nikolla Gruevski, i cili dje përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook njoftoi se gjendet në Hungari dhe se po kërkon azil politik nga autoritete hungareze. Loading…
14 Nëntor 2018 / 10:45 Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” u shty për datën 23 të këtij muaji për shkak se gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës tha se për arrestimin e Mile Janakievskit dhe Kirill Bozhinovski ka qenë i informuar në mëngjes dhe nuk ka mundur të dërgoj kërkesë zyrtare për sjelljen e tyre nga burgu i Shutkës në Gjykatë. Në seancë nuk ishte i pranishëm as Nikolla Gruevski i cili gjendet në arrati në Hungari. Prokurorja Lile Stefanova tha se për shkak dyshimeve që edhe Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinivski të arratisen njëjte si Gruevski…
14 Nëntor 2018 / 10:32 Pas Mile Janakieskit, edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska e ka dënuar ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski drejt Hungarisë. “Unë jam në Maqedoni dhe nuk do të më shkonte kurrë në mendje të ikja kudo-qoftë”, tha Gordana Jankulovska. Ajo shprehet se do të vazhdojë të marrë pjesë në seancat gjyqësore. Loading…
14 Nëntor 2018 / 10:14 Gjykata Themelore Shkup 1 pas arrestimit të dy të akuzuarve, përkatësisht ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Kirill Bozhinovski vendosi si fillimi masën e paraburgimi 30-ditor për të dy të akuzuarit në fjalë. Loading…
14 Nëntor 2018 / 9:52 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën akuzohet Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë. Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtë për ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtime pa leje. Llatas ka ndërtuar shtëpizë prej 314 metrash katrorë, ndërsa vëllezërit e tij me sipërfaqe prej 130 gjegjësisht 104 metra katrorë. Në dëshmitë e mbledhura të PSP-së, mes të cilave…
14 Nëntor 2018 / 8:16 Me kërkesë të PSP-së, ish minitri i Transportit Mile Janakievski dhe ish sekretari i Qeverisë Kirill Bozhinovski u dërguan në burgun e Shutkës. Një vendim të tillë e paralajmëroi vet kryeprokurorja speciale Katica Janeva, që pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari. Janakievski akuzohet në pesë lëndë të PSP-së. Ndërsa Bozhinovski akuzohet për parregullsi zgjedhore në lëndën “Titanik” Loading…
Të mërkurën një front i ftohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjell vranësira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Nga dita e enjte dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 1 deri në 4 gradë Celsius, e maksimalet nga 14 deri në 17 gradë Celsius, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.
13 Nëntor 2018 / 22:28 Arratisjen e Gruevskit e kritikuar ashpër edhe bashkëpunëtori itij i ngushtë, Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Sipas tij, ikja e Gruesvkit do të reflektohet negativisht në proceset gjyqësore ku ai gjykohet bashkë me Gruevskin. “Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”. Janakieski shton se nuk e ka ndërmend të ikë nga Maqedonia dhe se aktualisht është në Shkup. Ai paralajmëroi se nesër do të paraqitet në seancën gjyqësore për lëndën “Titaniku”. Ish-kryeministri…

