14 Nëntor 2018 / 13:56
Profesori universitar Mersin Maksuti në një intervistë ekskluzive për Alsat, në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski në Hungari, u shpreh se arratisja e tij sfidoi shtetin së drejtës dhe zbehu besimin e qytetarëve për të gjitha abuzimet që janë bërë në këto vite me pushtetin shtetëror. Por nga ana tjetër ai shprehet optimist se arrestimi i menjëhershëm i figurave të tjera të pushtetit të kaluar mëngjesin e sotëm, si ish-ministri i Transporteve Janakieski dhe të tjerëve, paraqet një shpresë për gabimet e bëra me Gruevskin dhe apelon se shteti duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë për ta kthyer atë në Maqedoni për vuajtjen e dënimit.
Loading…


