15 Nëntor 2018 / 13:26 SHBA-të besojnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA për Politico.euNikolla Gruevski denua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale. Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Nikola Gruevski duhet të paraqitet para drejtësisë, thotë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit. Loading…
Author: almakos
15 Nëntor 2018 / 13:17 Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gazetarin e televizionit hungarez “24”, e orientoi që përgjigje rreth pyetjeve për statusin e Nikolla Gruevskit të kërkoj tek avokatët. “Ajo është çështje juridike, përgjigjen kërkojnë tek avokatët”, u përgjigj Orban, i pyetur rreth qëndrimit të Gruevskit në Hungari dhe kërkesën e tij për azil politikë. Loading…
15 Nëntor 2018 / 12:55 Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit prokurorja Villma Ruskoska prezantoi dhe mesazheve SMS porositë dhe porositë në Viber nga telefoni konfiskuara i deputetit të akuzuar Krsto Mukoski. Në mesazhet mund të shihet se si Mukoski me deputetët Johan Tarçullovskin, Vasil Pishevin, ish ministri Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe disa dhjetra njerëz tjerë, mes tyre edhe zyrtarë nga VMRO-DPMNE-ja, si kryetari Forumit Rinor, Vlladimir Nelloski dhe Daniella Rangellova, organizojnë qytetarët që të ndërhyjnë në Kuvend. Komunikimi fillon me pyetjen e Cvetan Tripunovskit i cili në orën 17:48 pyet në grup se çfarë…
[embedded content] 15 Nëntor 2018 / 12:42 “Procesi për ekstradimin ka filluar. Ministria e drejtësisë po grumbullon dokumentacionin e nevojshëm. dokumentacioni do të kompletohet do të përkthehet dhe do të dërgohet tek institucionet përkatëse të Hungarisë”, tha Boshnjakovski duke shtuar se Kontrolli i brendshëm i MPB-së ka filluar hetimet për involvimin edhe të përfaqësuesve të MPB-së në arratisjen e Gruesvkiut. Loading…
15 Nëntor 2018 / 11:57 Duke e lejuar hyrjen e ish-kryeministrit maqedonas, Gruevski në Hungari, kryeministri hungarez, Viktor Orban tallet me qeverinë e vendin e tij. Por më shumë se kaq, ai shkel më këmbë çdo gjë që konsiderohet vlerë në BE. Lajmi i mirë në fillim: Pas vitesh të gjata oponence për ardhjen e migrantëve dhe refuzimit për pranimin e refugjatëve, Viktor Orban më në fund u dorëzua. Ai jo vetëm që lejoi një “refugjat” të hyjë në Hungari, por me gjasë paska qenë personalisht i përfshirë në organizimin e të gjithë bagazheve…transportimin në Hungari, kalimin në kufij pa…
15 Nëntor 2018 / 11:41 Sot, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij hungarez Petro Siarto. Ministri Dimitrov shprehet qartë se e denon rastin, kundër ish- Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se kundër tij ka edhe procedura tjera gjyqësore për krime të rënda. Në të njëjtën kohë, Ministri theksoi rëndësinë e parimit të sundimit të ligjit, i cili është një parim themelor evropian. Ai e vlerëson si paradoks situatën për të kërkuar azil politik në një Shtet Anëtar të BE-së. Ministri i MPJ-së Hungareze gjatë bisedës telefonike ka konfirmuar se…
15 Nëntor 2018 / 11:21 Seanca e sotme për 27 prillin e përgjakshëm vazhdon me leximin e sms porosive. Sot do të lexohen sms porositë dhe porositë në Viber të të akuzuarit Krsto Mukovski. Fillimisht do të analizohet një grup viberi ku bënin pjesë Mile Janakievski, Liljana Kuzmanoska, Emil Dmitrievski dhe shumë persona të tjerë mes të cilëve disa edhe me kode. Ne seancën e kaluar u zbardhën komunikimet mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski. Elma Aliji Loading…
15 Nëntor 2018 / 10:29 Lajmi i ikjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, është ende një temë aktuale në rajon. Mediumi “Politika” serbe sot dha lajmin se Gruevski kishte ikur në Hungari përmes Tiranës. Sipas informacionit serb, ish kryeministri kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme. Me fluturimin e parë të kompanisë “Malev”, Gruevski mbërriti direkt nga Tirana në Budapest. Loading…
15 Nëntor 2018 / 9:36 I veshur si një gruaje, ish kryeministri i vendit të Maqedonisë, i cili ishte në ikje nga Maqedonia në Budapest, kaloi kufirin për të shkuar në Blikun duke iu referuar gazetës Maqedonase sdk. Dënimi i Nikolla Gruevskit dhe ikja e tij në Hungari, mori një hov mediatik, sikur në Hungari, por edhe në Botë. Edhe pse për arsye të rrethanave jo të papërfillshme që pasaporta e ish kryeministrit nuk ishte në rregull ai flinte në Corinthia Hotel, në Hungari, dhe kërkonte Azit, por Sipas ministrit të jashtëm të Hungaris Peter Szijarto proceset janë procese. Lajmi…
15 Nëntor 2018 / 9:32 Sekretari shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth në profilin e tij në “Twitter” shkroi se është mirë që Hungaria i hap kufijtë për refugjatët. Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski nga dita e djeshme ndodhet në Hungari dhe kërkon azil politik nga autoritetet Hungareze, Ai është i dënuar për dy vite burg në lëndën e PSP-së të quajtur “Tanku”, gjegjësisht për blerjen e “mercedesit” luksoz. PSP-ja akuzon ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së edhe për veprime tjera kriminale. Loading…
15 Nëntor 2018 / 8:25 Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez. Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri te ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të mbrëmshme, ku tregojet qartë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari. Nga ku theksojnë se janë marrë masat e duhura për përgatitjen e dokumentacionit të plotë ku do të kërkohet ekstradimi i tij. Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i…
15 Nëntor 2018 / 7:44 Sot në të gjithë rajonin e Maqedonisë do të mbizotërojë mot i vranët, me temperatura të mëngjesit prej 1 deri në 3 gradë celsius. Ndërsa ato të ditës do të sillen prej 5 deri në 8 gradë celsius. Loading…

