16 Nëntor 2018 / 16:01 Teatri shqiptar përmes një komunikate ka reaguar ndaj kronikës së djeshme të emituar në televizionin Alsat mbi raportin e veçantë të kryer nga revizor të jashtëm e që ka të bëjë me rikonstruksionin e këtij teatri, në të cilin në mënyrë të detajuar janë sqaruar mënyrat e nënshkrimit të anekseve nga persona jo-kompetent, si dhe lëshime tjera për të cilat më gjerësisht do të njoftojnë në lajmet e orës 19 ndërsa në vazhdim Alsat transmeton në tërësi reagimin e teatrit. Ju në lajmet Tuaja ditore dhe ueb portalet më 15.11.2018 publikuat të pavërteta për Institucionin…
Author: almakos
16 Nëntor 2018 / 15:27 Një ditë pasi Tirana zyrtare konfirmoi arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski përmes shtetit shqiptar, mediat në Shqipëri kanë publikuar versione të ndryshme rreth hyrjes së mundshme ilegale të Gruevskit atje. Top Channel, duke u referuar në burime të policisë shqiptare njofton se personat që e kanë shoqëruar Gruevskin për të hyrë në Shqipëri, me gjasë, e kanë kaluar atë nga kufiri i gjelbër. Pasi kanë ecur, ata kanë dalë në rrugën nacionale për t’u ndalur direkt në ambasadën e Hungarisë në Tiranë. Një ditë më parë policia e shtetit shqiptar ka konfirmuar se nuk…
16 Nëntor 2018 / 15:17 Ambasadori i SHBA-ve në Athinë, Xhefri Pajët tha se SHBA-të në bashkëpunim me partnerët evropianë punojnë shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila sjell dobi të mëdha politike dhe ekonomike. Siç raporton agjencia greke e lajmeve, ANA MPA, Pajët tha se SHBA-të vlerësojnë se Marrëveshja e Prespës tashmë ka zgjeruar paqen në rajon dhe se SHBA-të dëshirojnë që vendi sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s. ALSAT Loading…
16 Nëntor 2018 / 14:58 Situata me ndotjen alarmante ka nxitur reagimin e Organizatave Joqeveritare, të cilat mes tjerash si masë për uljen e ndotjes propozojnë transport falas për tre muaj, periudhë kur ndotja kalon çdo limit. Ndërkohë masën qeveritare për etiketimin e automjeteve nuk shohin si masë që do të ndikoj në uljen e ndotjes, përkundrazi do të pengoj lëvizjen e lirshme të qytetarëve. Nga ana tjetër kryetarja e Partisë së Gjelbër, Maja Moraçanin kërkoi kontrolle të shtuara në kapacitet industriale. Pikërisht mbrëmë biseduam me kolegët aktivist dhe ekspert të kësaj fushë dhe tentuam të bëjmë një lloj konstrukti…
16 Nëntor 2018 / 13:55 Gazetarët nga “TV 24” prej Hungarisë i dëgjuan udhëzimet e kryeministrit të tyre Orban, kështu që përgjigja ndaj pyetjes për aspektet ligjore – përse Gruevski nuk është në zonën e tranzitit gjatë kohës kur po kërkon azil, u është dërguar juristëve. Ndërsa nga juristët morën përgjigjen e mëposhtme: “Nëse Gruevski ka hyrë në mënyrë ilegale në vend, sipas legjislacionit hungarez, ai duhet të jetë në kampin për refugjat në Serbi, e jo në Budapest” theksoi eksperti ligjor i kontaktuar nga reporterët e televizionit hungarez “24”. ALSAT Loading…
16 Nëntor 2018 / 13:23 Gjykata Themelore Shkupi 1, me kërkesë të Prokurorit Speciale Publik sot vendosi që të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është aktualisht në Hungari, ti gjykohet në mungesë. Avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dangov tha se kjo kërkesë e prokurorisë është e pabazë dhe kërkoi që në vend të gjykimit në mungesë për Gruevskin, në këtë rast, të ndahet procedura. Ndërsa kjo kërkesë e avokatit Dangov u refuzua nga gjykata. ALSAT Loading…
16 Nëntor 2018 / 12:57 Gruevski mund të largohet drejt RusisëPolicia malazeze e konfirmoi kalimin e Nikolla Gruevskit përmes territorit të saj. “Për shkak të interesimit të mediave për ish-kryeministrin e Maqedonisë, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë se Gruevski hyri në Malin e Zi në datën 11 nëntor dhe u largua po në të njëjtën ditë. Forcat e rendit kane respektuar plotësisht në këtë rast te gjitha procedurat ligjore,” thuhet në deklaratë. Ajo që nuk shpjegohet aty është sesi hyri ish-shefi i ekzekutivit maqedonas në vend nga cila pikë kufitare u largua. Policia shqiptare pohoi të…
16 Nëntor 2018 / 12:36 Mediat e Malit të Zi, nëpërmjet burimeve të tyre kanë zbardhur një pjesë të itinerarit të Gruevskit teksa ka kaluar vendin e tyre ditën e diel. Sipas tyre, ai në Mal të Zi ka arritur në 11 nëntor në ora 19:19 në vendkalimin kufitar Bozaj dhe ka përdorur kartën e tij të identitetit. Gruevski ka qenë në veturë “folksvagen” me targa CD1023. Thuhet se ai ishte në shoqëri të Kulsar Antal dhe Varsalvai Shaba, të cilët kanë pasaporta diplomatike të Hungarisë. Mediat e Malit të Zi njoftojnë se Gruevski në territorin e Serbisë hyri në…
16 Nëntor 2018 / 12:32 “Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer” tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. “Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria” ALSAT Loading…
16 Nëntor 2018 / 12:06 Ish kryeministri Nikola Gruevski qysh në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, në periudhën kur Gjykata e Apelit po diskutonte ankesat e tij dhe kur pritej të merret vendim përfundimtar nëse ai do të shkonë në burg ose jo,Gruevski kishte tërhequr të gjitha paratë që kishte në llogaritë e tij. Edhe pse këto informacione janë jozyrtare, Prokuroria Speciale Publike konfirmoi zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrij llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë…
Edhe sot seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të përgjakshëm po vazhdo me leximin e sms porosive. Sot po lexohet sms porositë e Sashko Kocevskit. Sashko Kocev ka marr porosi Vesna Gjergovska dhe një person tjetër të cilin e ka regjistruar si Dani nga Komuna. Ata i dërgojnë vazhdimisht porosi Kocevskit gjatë kohës së protestave për Maqedoni të përbashkët si dhe më 27 prill ku thirrin në mobilizim sa më të madh në protesta. Në seancën e djeshme u lexuan porositë e Krsto Mukoskit dhe Vejsel Memedit. Për ngjarjet e 27 prillit akuzohen 33 persona për prishje të rendit…
16 Nëntor 2018 / 11:01 Kancelari austriak, Sebastian Kurc, i cili është edhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian, vendosi të mbledhë, më 19 nëntor, në Vjenë, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Kurc do ti mbledh krerët e Ballkanit Perëndimor për një drekë pune të hënën në Vjenë. Nga kabineti i kancelarit Kurc për “Tanjug” thonë se në drekë do të jetë prezent kreu i qeverisë serbe, Ana Brnabiç, kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dushko Markoviq, Kryetar i Këshillit të Ministrave të BiH-së, Denis Zvizdikj dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Kryeministri, Zoran Zaev,…

