Author: almakos

17 Nëntor 2018 / 8:17 Në Maqedoni sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, parashihet të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatare, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore, ndërsa në zonat më të larta malore pritet të ketë reshje të dëborës,kurse era do të fryjë nga drejtimi juglindor. Temperaturat do të lëvizin nga -4 derë në 10 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira deri në mesatare, kurse parashihet që pas dite të ketë reshje të shiut. Temperatura do të lëvizë prej -1 deri në…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 23:37 Zav foli edhe për marrëdhëniet fqinjësore mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe pohoi se Greqi do ta kalojë Marrëveshjen e Prespës në Kuvend. Sa është i bindur Cipras se do e kalojë marrëveshjen në parlament? Po, ai është i bindur në këtë dhe unë i besoj. A flisni për ndonjë afat konkret? Nëse ne përfundojmë në janar, pse ai ta ratifikojë marrëveshjen në mars. I tillë është debati atje, nuk e di pse, nuk kam pyetur… A është e lidhur kjo me ekzistimin e qeverisë? Jo. Unë e di se qeveria nuk varet nga kjo, pra…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 23:19 Në emisionin ‘360 gradë’, kryeministri foli edhe për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov duke thënë se ai nuk po trajtohet veçmas nga të tjerët por po gjykuhet për raste të tjera, ndryshe nga ai i Gruevskit, Jankievskit dhe Bozhinovskit Rastet “Target” dhe “Fortesa” në gjykatë po zhvillohen me shpejtësinë e breshkës krahasuar me të gjithë rastet tjera. Disi Mijalkovi sikur po trajtohet në mënyrë të veçantë? Në veçanti unë do të shtoj diç, dikush këtë e lidh me pajtimin e hapur në Kuvend dhe kështu me radhë. Ne duhet ta harrojmë si opinion, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 22:52 Gjatë intervistës në emisionin ‘360 gradë’ në Alsat, kryeministri Zaev tha se nuk sheh se përgjegjësi te ministri i Mbrojtjes, Oliver Spasovski për arratisjen e Gruevskit dhe hetimi do të tregojë se ku sistemi ka dështuar. Ju jeni një vit e katër apo pesë muaj kryeministër, e keni pushtetin, kishit mjaft kohë, të paktën në pozitat përgjegjëse të vendosni njerëz që do të tentojnë ata lëshime për të cilat flisni nga e kaluara, sadopak ti adresojnë? Për këtë shkak mund të them direkt, se Oliver Spasovski nuk shoh se ka përgjegjësi. MPB-ja, pas një viti…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 22:18 Kryeministri i vendit, Zoran Zaev ishte sot i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në televizionin Alsat ai foli dhe për arratisjen e paraardhësit të tij, Nikoolla Gruevskit. Në pyetjen nëse ai bën me faj apo jo gjykatën për arratisjen e tij, ai u shpreh se gjykata ka vepruar sipas rregullores dhe ka vepruar njësoj si për çdo qytetar të këtij vendi. Nuk dua të hedh përgjegjësinë te gjykata, nuk është e ndershme institucionet të akuzohen mes vete. Unë pyeta dhe kontrollova si është proceduar për të gjithë qytetarët, ashtu është bërë edhe në pjesën e…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 20:31 Ish-Kryeministri i vendit , Nikolla Gruevski, dyshohet se ka përdoruar pikën  doganore të Bllatës në Dibër për të hyrë në territorin shqiptar me 11 nëntor. Burime të policisë shqiptare thonë se kalimi i tij është bërë në mënyrë ilegale.  Zyrtarisht, policia shqiptare nuk ka ende një version zyrtar për mënyrën se si e kaluar kufirin ish –kryeministri që po kërkohet për të vuajtur dënimin me 2 vjet burg në Shutkë. Ai nuk figuron i regjistruar në sistemin TIMS në hyrje të territorit shqiptar, por vetëm në dalje, në të njëjtën ditë, mbrëmjen e 11 Nëntorit,…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 18:52 Ikja e intelektualëve nga vendi është problem serioz për shtetin. Prandaj nevojitet zgjidhje urgjente, thonë dekanët e fakulteteve teknike. Studentët e këtyre fakulteteve me lehtësi gjejnë punë si në vend ashtu edhe jashtë vendit, por problemin e shohin edhe në mundësitë e sipërmarrjes për të rinjtë. Në drejtim të mbajtjes së të rinjve në Maqedoni dhe në drejtim të rritjes ekonomike dhe shoqërisë në përgjithësi, vlerësojmë se nuk mjafton vetëm të punësohen tek të tjerët, por edhe të fillojnë biznese personale- pohoi Ivan Çorbev, dekan në FINKI. Studentët që debatuan me zëvendëskryeministrin Angjushev për mundësitë e…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 18:47 Prokuroria Speciale Publike udhëheqë procedurë voluminoze parahetuese për rastin “Shkupi 2014” që e përfshinë edhe rikonstruimit e Teatrit Shqiptar. Lënda është siguruar dhe është marrë nga Prokuroria e rregullt, ndërsa nga PSP-ja për Alsatin tregojnë se rasti është në fazën finale. Në mënyrë plotësuese, Ministria e Kulturës do t’i dërgojë PSP-së edhe një analizë të posaçme të realizimit të rikonstruimit të objektit. Në raportin që tashmë është i kapshëm për publikun, është vlerësuar se për riparimin deri tani janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 10 milionë e 600 mijë euro. Kontrata fillestare është nënshkruar me…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 16:39 Edhe sot seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit vazhdoi me leximin e SMS porosive, me çratsë u lexuan SMS porositë e dëshmitarit Sashko Kocevskit,  i punësuar në shërbimet e Kuvendit. Leximi i porosive nxori në pah se Kocevski ka marr porosi nga Vesna Gjergovska dhe një person tjetër të cilin e ka regjistruar në telefon si Dani nga Komuna. Ata i dërgojnë vazhdimisht porosi Kocevskit gjatë kohës së protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërsa më 27 prill  kanë bërë thirrje për dalje sa më të madhe në protesta. [embedded content]  Vesna Gjergovska- “Ju lutem për…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 16:05 Përgjigja e Televizionit Alsat ndaj njoftimit të Teatrit Shqiptar, është si vijon: “Tërheqjen e përmbajtjes gazetareske nga platformat tona mediatike dhe kërkesën për të kërkuar falje e kuptojmë vetëm si përpjekje për frikësim dhe kërkesë për autocenzurë. Alsat tashmë një kohë të gjatë ballafaqohet me kërcënime për padi lidhur me raportet që lidhen me rikonstruimin e Teatrit Shqiptar. Kërkesa juaj për të kërkuar falje nuk mbështetet në fakte. Alsat disa herë ka transmetuar informacione dhe dhe jo mendimet e veta lidhur me rikonstruimin e teatrit. Në reagimin në të cilin paralajmëroni padi, nuk kërkoni demantim…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 16:01 Teatri shqiptar përmes një komunikate ka reaguar ndaj kronikës së djeshme të emituar në televizionin Alsat mbi raportin e veçantë të kryer nga revizor të jashtëm e që ka të bëjë me rikonstruksionin e këtij teatri, në të cilin në mënyrë të detajuar janë sqaruar mënyrat e nënshkrimit të anekseve nga persona jo-kompetent, si dhe lëshime tjera për të cilat më gjerësisht do të njoftojnë në lajmet e orës 19 ndërsa në vazhdim Alsat transmeton në tërësi reagimin e teatrit. Ju në lajmet Tuaja ditore dhe ueb portalet më 15.11.2018 publikuat të pavërteta për Institucionin…

Lexo më Shumë

16 Nëntor 2018 / 15:27 Një ditë pasi Tirana zyrtare konfirmoi arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski përmes shtetit shqiptar, mediat në Shqipëri kanë publikuar versione të ndryshme rreth hyrjes së mundshme ilegale të Gruevskit atje. Top Channel, duke u referuar në burime të policisë shqiptare njofton  se personat që e kanë shoqëruar Gruevskin për të hyrë në Shqipëri, me gjasë, e kanë kaluar atë nga kufiri i gjelbër. Pasi kanë ecur, ata kanë dalë në rrugën nacionale për t’u ndalur direkt në ambasadën e Hungarisë në Tiranë. Një ditë më parë policia e shtetit shqiptar ka konfirmuar se nuk…

Lexo më Shumë