16 Nëntor 2018 / 16:05
Përgjigja e Televizionit Alsat ndaj njoftimit të Teatrit Shqiptar, është si vijon:
“Tërheqjen e përmbajtjes gazetareske nga platformat tona mediatike dhe kërkesën për të kërkuar falje e kuptojmë vetëm si përpjekje për frikësim dhe kërkesë për autocenzurë. Alsat tashmë një kohë të gjatë ballafaqohet me kërcënime për padi lidhur me raportet që lidhen me rikonstruimin e Teatrit Shqiptar. Kërkesa juaj për të kërkuar falje nuk mbështetet në fakte. Alsat disa herë ka transmetuar informacione dhe dhe jo mendimet e veta lidhur me rikonstruimin e teatrit. Në reagimin në të cilin paralajmëroni padi, nuk kërkoni demantim të një informate të caktuar. Ndoshta demonstroni se nuk njihni ligjet dhe proceduratNë dokumentin në të cilin si i dëmtuar figuron emri i drejtorit të institucionit, thirreni se në programin tonë janë prezantuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta, por nuk theksoni se cila pjesë e raportit tonë, sipas jush, nuk është e vërtetë. Dëshironi të kërkojmë falje publike në mënyrë që të zbutet siç theksoni, dëmi i madh ndaj reputacionit dhe nderit tuaj, por nuk precizoni se cilit raport i referoheni saktësisht. Nderi është ideali më i lartë njerëzor, dhe qëllimet e Alsat janë të ndershme dhe të sinqerta. Alsat u premton shikuesve se do të vazhdojë ta hulumtojë mënyrën se si po rikonstruohet Teatri Shqiptar. Ky është një proces që zgjat tanimë pesë vite, dhe për të cilin ekziston një procedurë parahetimore në vend. Në të njëjtën kohë, paralajmërimi për padi nuk do të na trembë dhe nuk do të na lëkundë si opinion, që të vazhdojmë t’i shqyrtojmë arsyet që e kanë zvarritur procesin e rikonstruimit të kësaj godine, e cila është e rëndësishme për kulturën shqiptare. Në të njëjtën kohë, Alsat do t’i informojë shoqatat mediatike rreth kërcënimeve për padi që tanimë për një periudhë të caktuar i paralajmëroni, ndërsa sot edhe i bëtë zyrtare. Me respekt redaksia e televizionit Alsat.
Alsat
Loading…