16 Nëntor 2018 / 22:52
Gjatë intervistës në emisionin ‘360 gradë’ në Alsat, kryeministri Zaev tha se nuk sheh se përgjegjësi te ministri i Mbrojtjes, Oliver Spasovski për arratisjen e Gruevskit dhe hetimi do të tregojë se ku sistemi ka dështuar.
Ju jeni një vit e katër apo pesë muaj kryeministër, e keni pushtetin, kishit mjaft kohë, të paktën në pozitat përgjegjëse të vendosni njerëz që do të tentojnë ata lëshime për të cilat flisni nga e kaluara, sadopak ti adresojnë?
Për këtë shkak mund të them direkt, se Oliver Spasovski nuk shoh se ka përgjegjësi. MPB-ja, pas një viti e gjysmë, në promilë ka ndërruar njerëz, sepse ashtu janë ligjet në shtet. Shefin e një sektori për ta ndërruar, duhet tre herë në gjashtë muaj, një vit e gjysmë, të jepni nota negative që ta ndërroni. Një pjesë e njerëzve e kryejnë punën, edhe atë një numër i madh. Gjithsesi do të tregojë se ku sistemi ka treguar dobësi, vetë hetimi do ta tregojë këtë- tha Zaev.
Loading…