16 Nëntor 2018 / 23:37
Zav foli edhe për marrëdhëniet fqinjësore mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe pohoi se Greqi do ta kalojë Marrëveshjen e Prespës në Kuvend.
Sa është i bindur Cipras se do e kalojë marrëveshjen në parlament?
Po, ai është i bindur në këtë dhe unë i besoj.
A flisni për ndonjë afat konkret? Nëse ne përfundojmë në janar, pse ai ta ratifikojë marrëveshjen në mars.
I tillë është debati atje, nuk e di pse, nuk kam pyetur…
A është e lidhur kjo me ekzistimin e qeverisë?
Jo. Unë e di se qeveria nuk varet nga kjo, pra nga votimi në kuvend të marrëveshjes së Prespës. Nuk varet. Ndoshta atje ka nevojat e tija edhe Ciprasi, ta mbajë, ta ndryshojë, të mos ndryshojë pjesë të asaj qeverie e kështu me radhë, si do funksionojë kjo në zgjedhjet e rregullta që me sa di unë do mbahen në vjeshtë të vitit 2019 dhe absolutisht unë kam mirëkuptim për këtë pjesë. Pjesa ime është të mos përzihem në politikat e tij brenda, por gjithsesi, të di dhe të më garantojë se kjo do kalojë në parlamentin e tyre. Dhe pikërisht këtë e bën ai, garanton se nëse kjo kalon në kuvendin tonë, do kalojë edhe në kuvendin e tyre. Për ne është me rëndësi që kjo të bëhet një ditë e sa më shpejtë pasi nga kjo varet protokolli pas kësaj. Por megjithatë ne do i respektojmë vendimet e tyre. Ndoshta edhe ata duan që kjo të bëhet deri në vitin e ri, të përfundojmë sipas rregullores së Kuvendit në Maqedoni që thotë se ajo do jetë pjesa e dytë e janarit, gjegjësisht deri në fund të janarit- përfundoi Zaev
Loading…


