18 Nëntor 2018 / 13:27 Në Maqedoni brenda vitit rreth 160 njerëz humbin jetën në aksidente të komunikacionit kurse e mbi 6 mijë të tjerë mbesin të lënduar. Ndërsa sipas të statistikave botërore brenda një viti 1.3 milion njerëz humbin jetën në aksidente trafiku. Këshilli për siguri në komunikacion me rastin e 18 nëntorit Ditës botërore për përkujtim të viktimave në trafik kërkojnë nga të gjithë organet e sigurisë që të ngrisin nivelin e vetëdijesimit dhe të tregojnë kujdes të lartë në komunikacion. Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por…
Author: almakos
18 Nëntor 2018 / 12:30 Mbrëm rreth orës 22,30 deri sa C.K(33) po drejtonte makinën “Pezho” me targa të Ohrit, pas zjarrit që e kaplon makinën e cila ishte në lëvizje, humb kontrollin dhe del nga rruga. Raportohet se shoferi është rëndë i lënduar dhe se është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Ohër. Loading…
Para pak çastesh në Shkup në magjistralen Shkup-Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur mes dy makinave në rrugën “Kaçaniçki Pat” në afërsi të objektit eurotools. Sipas dëshmitarëve fatmirësisht ka vetëm të lënduar, nuk raportohet për ka të vdekur. Policia është prezent në vendin e ngjarjes dhe po kryen inspektimin.
18 Nëntor 2018 / 10:27 Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Maja Ivanova, që nga sot, 18 nëntor 2018 do të zhvilloj vizitë zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë. Në Pallatin Mbretëror Al Hussein në Amman, Presidenti Ivanov me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanit, Abdullah II Ibn el-Husein. Në kuadër të vizitës, Presidenti Ivanov do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Jordanisë, Dr. Omar Razar, me presidentin e Senatit, z. Faisal El-Fajez, dhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve…
17 Nëntor 2018 / 23:33 Diaspora maqedonase bën thirrje për protesta masive, për siç shprehen mbrojtjen e emrit dhe mos ndryshimin e Kushtetutës. Në kumtesën e tyre kërkohet që të gjithë maqedonasit pa dallim feje dhe përkatësie politike të dalin dhe ta ngrisin zërin kundër siç thonë ata qeverisë shkatërrimtare dhe jolegjitime të Republikës së Maqedonisë. Në kumtesë thuhet se protestat do të fillojnë nga që nga dita e nesërme dhe do të vazhdoj ditëve në vijim. ALSAT Loading…
17 Nëntor 2018 / 19:30 Bora ka zbardhur Kodrën e Diellit, Mavrovën, pjesën e Strazhës dhe vendbanime të tjera malore. Trashësia e borës në Kodër të Diellit arrin deri në 6 centimetra, ndërsa diç më tepër borë rezulton të ketë në pjesën e Strazhës dhe Mavrovës. Rrugët janë të kalueshme, por vetëm me goma dimri, ose zinxhirë që për tu ngjitur në kodër të Diellit janë të patjetërsueshme, shkaku i ngricave që janë paraqitur në pjesën mbi fshatin Lisec. ALSAT [embedded content] Loading…
17 Nëntor 2018 / 19:13 Qyteti i Tetovës çdo ditë e më shumë betonizohen. Ndërtohen pallate pothuajse në çdo hapësirë të zbrazët. Banorët ankohen se inspektorët komunal nuk e bëjnë punën e tyre, pasi lejojnë ndërtim të pallateve në distanca prej tre apo katër metra larg njëra-tjetrës dhe pa kushte minimale të ndërtimit, pa vend-parkime e pa kurrfarë gjelbërimi. “Edhe ato pak sipërfaqe të gjelbra në Tetovë që i trashëgoi kryetarja aktuale sistematikisht, sidomos në qendrën e Tetovës, i mbuloi me beton dhe me pallate shumë katesh pranë njëra tjetrës që banorëve praktikisht jo vetëm rezet e diellit por edhe…
17 Nëntor 2018 / 18:57 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Manastir për të përkujtuar 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Sipas njoftimit të Presidencës, Kreu i Shtetit shqiptar u prit nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Presidenti vizitoi shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit dhe shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit. “I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së…
17 Nëntor 2018 / 18:17 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 12 automjete për Ndihmën e Shpejtë të cilat 6 prej tyre do të jenë në shërbim të qytetit të Shkupit dhe 6 të tjera do të ndahen në vendet në të cilat ka nevojë. Me këtë blerje të automjeteve ndihma e shpejtë e kryeqytetit do të jetë në shërbim të qytetarëve,po ashtu ju afrohet kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila parasheh nga një auto ambulantë për 50 mijë banorë. Në konferencën për media ministri Filipce potencoi se me procedurën e furnizimit janë kursyer para të cilat…
17 Nëntor 2018 / 18:11 Një qytetari të Shkupit i vodhën makinën gjatë kohës kur po bënte pazar në një dyqan në bulevardin Aradhet Partizane në Shkup. Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot V.N. (34) nga Shkupi ka raportuar në polici se në orën 1 të mesnatës, dy persona meshkuj i vodhën veturën e markës Ford Kuga me targa të Shkupit. Sipas denoncimit, hajdutët kanë shfrytëzuar neglizhencën e pronarit të veturës i cili e kishte lënë makinën duke punuar dhe kishte shkuar për të blerë produkte në dyqanin në afërsi. Policia po merr masa për të gjetur…
17 Nëntor 2018 / 17:48 Në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve të lindur para kohe Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri,këtë vit ka regjistruar ulje të vogël të lindjeve të parakohshme të fëmijëve. Sipas të dhënave të tyre për vitin 2017, 167 fëmijë kanë humbur jetën nga gjithsej 781 fëmijë të lindur para kohe. Ndërsa në vitin 2018,nga gjithsej 595 fëmijë të lindur para kohe 96 prej tyre kanë humbur jetën. Po ashtu në Klinikën për fëmijë në vitin 2017,janë regjistruar 87 foshnje të lindur para kohe. Nga Klinika për fëmijë njoftojnë se foshnja me kilogram më të vogël ka lindur…
17 Nëntor 2018 / 17:36 Prokuroria për krimin e organizuar i dha urdhër policisë në cilën drejtim të drejtohet hetimi i arratisjes së Nikolla Gruevskit. Më shumë detaje nuk komunikohen. Paralelisht, një hetim në radhët e policisë është duke bërë departamenti i kontrollit të brendshëm, i cili duhet të japë përgjigjen nëse Gruevski kishte ndihmën e policëve për të ikur dhe për të mos shkuar në burg.Dhe ndërsa në vend kërkohet përgjegjësia nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga PSP, por edhe nga gjykata, mediat nga fqinjësia publikojnë informacione për ish-kryeministrin. Mediat bullgare, duke iu referuar gjetjeve të tyre,…

