19 Nëntor 2018 / 17:52 Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil në Hungari. Gjatë vizitës së sotme në Shkup midis ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni Laslo Duks dhe sekretarit shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, ky i fundit është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedh poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit. ALSAT Loading…
Author: almakos
19 Nëntor 2018 / 16:09 Personeli drejtues në institucionet publike dhe shtetërore në shumicën e rasteve emërohet në mënyrë jo transparente dhe me porosi nga partia në pushtet, ka treguar hulumtimi i Institutit për Demokraci. Sektori Civil kërkon që urgjentisht të ndryshohet rregullativa ligjore dhe të ndryshojnë kriteret për përzgjedhjen e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse. Hulumtimi ka treguar se rezultatet janë aq të dështuara saqë arrihet në përfundimin se më lehtë në vend mund të bëhesh drejtor në një kompani shtetërore sesa një nëpunës në administratë. Nuk ka ndonjë kriter të rëndësishëm për emërimin e udhëheqjes…
19 Nëntor 2018 / 15:57 Ministria e Kulturës vendosi ta dërgojë për shqyrtim në Qeveri raportin e posaçëm për rikonstruksionin e Teatrit Shqiptar. Në takimin me gazetarë ministri Asaf Ademi bëri të ditur pas konsultimit me shërbimet e ministrisë është vendosur që raporti të shqyrtohet në seancë qeveritare. Më pas dokumenti prej 30 faqeve do të ridërgohet te Katica Janeva, meqë Prokuroria Speciale është duke udhëhequr procedurë voluminoze parahetimore për projektin “Shkupi 2014” që përfshinë edhe rikonstruimin e Teatrit Shqiptar që po zgjatë thuajse pesë vite. Grupi i punës që u formua me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, shkroi disa…
19 Nëntor 2018 / 15:43 Disa tonelata cironkë e ngordhur në sipërfaqen e ujit në kanalin Studençica në Ohër, që është vendbanim natyror i këtij lloji të peshkut. Pjesa tjetër e këtyre peshqve po lufton për jetë dhe mund ta kenë fatin e njëjtë. Peshkatarët që i takuam te kanali, i mblidhnin peshqit e ngordhur nëpër legenë dhe qese najloni. Ata thonë se katastrofë të këtillë ekologjike nuk mbajnë mend një kohë të gjatë. Këtë vit më shumë ka cironkë, por nuk ka ujë. Niveli i Liqenit ka rënë thuajse një metër. Asnjëherë nuk ka qenë si tani. Kjo do…
19 Nëntor 2018 / 15:19 Së pari, do tua rrisë pagën, dhe pastaj deri në fund të vitit, do të bëjë një listë të administratorëve që vullnetarisht do të largohen në sektorin privat. Kështu Qeveria do ta bëjë reformën në administratë. Buxheti i pagave të punonjësve në administratë, për vitin e ardhshëm është rritur për 24 milionë euro, në total prej 461 milion dhe është më i madhi deri tani. Do të ketë punësime të reja vitin e ardhshëm, por edhe Ligj të ri për Administratën. Ministri Mançevski pohon se ka shumë punë në administratë, por mungojnë profesionistët. Në fund…
19 Nëntor 2018 / 14:57 Sot në Parlamentin e Hungarisë, gjatë pyetjeve të deputetëve, u kërkua përgjigje rreth procedurër për azil të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton portal 24.hu. Të thirrur për përgjigje të pyetjeve, se pse Gruevski ka tretman special, ishte Sekretari shtetëror në Kabinetin e kryeministrit Viktor Orban, Ballash Orban. Opozita kërkoi përgjigje duke përkujtuar se sipas ligjeve të Hungarisë, tretmani special për azil mund të merret vetëm në rastet kur bëhet fjalë për person të mitur pa përcjellje të ndonjë personi të rritur, grua shtatzëne, viktimë e dhunës seksuale, person me handikap apo lloj tjetër të kufizimeve.Sekretari…
19 Nëntor 2018 / 14:38 Maqedonia akoma po e përpilon kërkesën voluminoze prej 400 fletëve, për ekstradimin e të arratisurit Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari. Nga Ministria e Drejtësisë nuk duan të prononcohen për procedurën e ekstradimit deri në përpilimin e plotë të kërkesës. Sipas tyre, mungesa e një marrëveshjeje mes Maqedonisë dhe Hungarisë për ekstradim, do të mbulohet me Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe Konventën Evropiane për Ekstradim. Ndërkohë Qeveria Hungareze i është përgjigjur pyetjeve të televizionit Alsat në lidhje me vendndodhjen e Gruevskit, duke mos saktësuar nëse ish-kryeministri në arrati, vazhdon që…
19 Nëntor 2018 / 14:25 Mungesa më e madhe e kuadrit të kualifikuar për momentin është në sektorin e ndërtimtarisë. Analiza e Odës ekonomike ka treguar se në mesin e profesioneve më deficitare janë edhe bukëpjekësit, bravarët dhe tornitorët. Që të përmbushen nevojat e kompanive, kjo shoqatë biznesi punon në projekte që përfshin arsimin joformal. Projektet janë të financuara nga mjete personale të Odës, por një sasi e tyre janë siguruar edhe nga donatorë të huaj. “Arsimi formal s’mund të ofrojë zgjidhje të shumta. Për këtë, duam përmes këtyre modeleve eksperimentale të dëshmojmë praktika pozitive se mund të kontribuojmë për…
19 Nëntor 2018 / 13:48 Propozim-ligji për amnistinë e 27 prillit të propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-ja është vendosur në rend e dite në seancën plenare të 26 nëntorit në Kuvend. Me këtë propozim opozita kërkon që të gjithë të dënuarit, akuzuarit dhe dyshuarit për zhvillimet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit kaluar të amnistohen. Loading…
19 Nëntor 2018 / 13:39 Pas marrjes në pyetje të ekspertëve nga MPB, të cilit kishin kryer analiza dhe hetime të materialeve për rastin “Monstra”, seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u ndërprerë, ndërsa seanca e radhës u caktua për më 10 dhjetor, kur do të merren në pyetje mjek nga Mjekësia Ligjore dhe ekspertë të balistikës. Loading…
19 Nëntor 2018 / 12:14 Mot me shi dhe temperatura të ulëta e kanë shoqëruar ditën e sotme në të gjithë Maqedoninë. Valë e re e të reshurave të shiut pritet të fillojë nga dita e martë. Nëpër rajonet malore pritet që të ketë edhe të reshura të dëborës dhe temperatura më të ulëta. Nga instituti hidrometeorologjik paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të na shoqërojë deri në ditën e mërkurë, ndërsa në pjesën e mbetur të javës do të normalizohen te reshurat dhe temperatura. Një valë të re të lagështisë do të kemi në ditën e martë, por megjithatë…
Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku dje rreth orës 18 në veri të Italisë, përkatësisht në Guastalla të Reggio Emilia. Në përplasjen fatale janë përfshirë dy automjete një Fiat Multipla drejtuar nga një 53-vjeçar nga Guastalla dhe një Fiat Bravo me të cilin udhëtoni baba e bijë me prejardhje nga Gostivari, 41 dhe 19 vjeç, rezident në Villarota. Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar jashtë autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë tre automjete të Kryqit të Kuq, një ekip mjekësh dhe një ekip zjarrfikësish për të transportuar të aksidentuarit drejt qendrave spitalore. Të…

