19 Nëntor 2018 / 16:09
Personeli drejtues në institucionet publike dhe shtetërore në shumicën e rasteve emërohet në mënyrë jo transparente dhe me porosi nga partia në pushtet, ka treguar hulumtimi i Institutit për Demokraci. Sektori Civil kërkon që urgjentisht të ndryshohet rregullativa ligjore dhe të ndryshojnë kriteret për përzgjedhjen e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse. Hulumtimi ka treguar se rezultatet janë aq të dështuara saqë arrihet në përfundimin se më lehtë në vend mund të bëhesh drejtor në një kompani shtetërore sesa një nëpunës në administratë.
Nuk ka ndonjë kriter të rëndësishëm për emërimin e udhëheqjes se këtyre institucioneve. Kryesisht bëhet fjalë për kriteret më elementare administrative: shtetësi, të ketë mbaruar arsimin e lartë dhe ndonjë përvojë minimale pune”- tha Misha Popoviq nga OJQ Instituti për Demokraci.
Ligji aktual është i keq dhe nuk parashikon mundësi që të shkarkohet ndonjë drejtor nëse vazhdimisht tregon rezultate të dobëta, thonë organizatat joqeveritare. Të dhënat e këtilla janë shqetësuese pasi e njëjta gjendje është edhe me anëtarët e Këshillave Drejtues dhe Mbikëqyrës.
Këtyre institucioneve ju mungojnë disa procedura që do t’i bënin këto institucione të jenë rezistuese ndaj presionit nga korrupsioni dhe klientelizmi”- u shpreh Misha Popoviq nga OJQ Instituti për demokraci.
Në momentin OJQ-të nuk kanë të dhëna se sa prej udhëheqësve aktual të institucioneve janë profesionistë të mirëfilltë ndërsa sa prej tyre janë emëruar me urdhër partiak. Instituti për Demokraci që tani duhet të vërtetojë çfarë kapitali njerëzor kanë në dispozicion institucionet dhe cila është ekspertiza që posedojnë kuadrot drejtuese të institucioneve shtetërore.
Ile Petrevski
Loading…


