19 Nëntor 2018 / 15:19
Së pari, do tua rrisë pagën, dhe pastaj deri në fund të vitit, do të bëjë një listë të administratorëve që vullnetarisht do të largohen në sektorin privat. Kështu Qeveria do ta bëjë reformën në administratë. Buxheti i pagave të punonjësve në administratë, për vitin e ardhshëm është rritur për 24 milionë euro, në total prej 461 milion dhe është më i madhi deri tani. Do të ketë punësime të reja vitin e ardhshëm, por edhe Ligj të ri për Administratën. Ministri Mançevski pohon se ka shumë punë në administratë, por mungojnë profesionistët.
Në fund të vitit 2019 do të kemi një ofertë për sektorin privat, por deri atëherë do të duhet ta zgjidhim problemin dhe të mos lejojmë t’i zgjidhim problemet në institucionet. Do të duhet të gjejmë kuadër të përshtatshëm që duhet ti plotësojë disa vende pune vakante – tha Damjan Mançevski, Ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.
Mançevski thotë se do të japin rrogë më të madhe, por do të kërkojnë më shumë punë nga administratorët. Megjithatë, ndryshimet ligjore që i planifikojnë për vitin e ardhshëm nuk do t’i referohen cilësisë së punës së punonjësve në institucionet e shtetit. Ndërkohë, sindikatat shprehen të habitura nga njoftimi se pushteti do ta shkurtojë administratën. Në negociatat, qeveria iu ka premtuar atyre se askush nuk do të pushohet nga puna.
Do të jemi në rrjedhë me këtë proces dhe shpresoj se do të kemi diskutime korrekte me ministrinë kompetente, sepse përvojat tregojnë se reformat e administratës publike janë bërë për shumë vite dhe në bashkëpunim të afërt me Sindikatën – deklaroi Pece Gruevski, SPOGJ.
Me buxhetin e vitit 2019, parashikohet që të rritet paga e administratorëve për 5% nga shtatori i vitit të ardhshëm. Kryeministri Zaev njoftoi se shteti do t’iu falënderohet një pjese të administratorëve për punën e tyre të deritanishme dhe do t’u ofrojë atyre rikualifikim për të kërkuar punë në sektorin privat. Derisa të vazhdojë trajnimi, shteti do të sigurojë paga për këta persona nga gjashtë muaj deri në një vit.
Aleksandra Spasevska
Loading…


