20 Nëntor 2018 / 14:01 As komuna e Tetovës dhe Qeveria nuk mbajtën premtimet që iu dhanë banorëve të fshatit Poroj pas vërshimeve të para një viti. Edhe një vit pas katastrofës natyrore që përfshiu këtë rajon, shtrati i lumit vazhdon të jetë i pa pastruar, ujësjellësi i pa rregulluar dhe ura e vogël e pa riparuar. Kreu i bashkësisë lokale të këtij fshati shprehet se, të gjitha premtimet që u bënë gjatë vizitave, mbetën vetëm fjalë. Kur ka reshje është shumë e trishtueshme, në çdo moment e ndjejmë rrezikun se mund të ketë vërshime. Sa iu përket premtimeve, ardhjes…
Author: almakos
20 Nëntor 2018 / 13:30 Ministria e Drejtësisë nuk ka filluar kurrfarë aktiviteti rreth përgatitjes të ndonjë Ligji për amnisti, kjo sipas gjitha gjasave do të shkoj përmes “Trupit për pajtim”, atje duhet të hapet debat, kështu u shpreh ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, për të shtuar se dikasteri që ajo drejton nuk ka filluar kurrfarë aktivitete për përpilimin me ndonjë Ligji për amnisti. “Unë kam thënë se amnisti për dhunën nuk duhet të ketë. Dhunuesit nuk duhet të amnistohen dhe mendoj se edhe deklarata e kryeministrit është në këtë drejtim”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë. [embedded content] Loading…
20 Nëntor 2018 / 13:11 Jo zyrtarisht, Zyra hungareze për migrim ka miratuar kërkesën e ish kryeministrit Niukolla Gruevski, për azil politikë. Informatat i kanë përcjellë mediat hungareze, të cilat gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se vendimi është miratuar, por nuk është precizuar përmbajtja e vendimit. Në ndërkohë, nga Ministria e e Drejtësisë njoftojnë se kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është përgatitur dhe pritet që sot tu dorëzohet autoriteteve hungareze, pavarësisht vendimit të autoriteteve hungareze, rreth kërkesës së Gruesvkit për azil. [embedded content] Loading…
20 Nëntor 2018 / 11:50 Jemi krenar për ekipin tonë të kardiokirurgëve, i cili është ekipi i vetëm i certifikuar për kryerjen e këtij lloj intervenimi në Republikën e Maqedonisë. Nga ekspertët e huaj kemi marrë përgëzime për kryerjen e këtij intervenimi tepër kompleks. Përgëzimet e tyre i referohen kapacieteteve të përgjithshme të spitalit, përgatitjes dhe njohurive të ekipit tonë,të udhëhequr nga Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, për kryerjen e këtij intervenimi me qëllim për të shpëtuar jetën e pacientes. Por, para së gjithash, ky është një konfirmim i arritjeve të qëllimeve të cilat i kemi vënë para vetes tetë vite…
20 Nëntor 2018 / 11:23 Në intervistën e fundit dhënë për emisionin 360 gradë, kryeministri Zoran Zaev, nuk e përjashton mundësinë për korrigjimin e draft amendamentit të nenit 49 të Kushtetutës. Më konkretisht bëhet fjalë për Paragrafin 3 të këtij amendamenti në të cilin shkruan: “Republika kujdeset për përfaqësuesit e popullit maqedonas të cilët jetojnë jashtë vendit”. Kjo shkaktoi reagimin e partitive parlamentare shqiptare. Reagime erdhën edhe nga Greqia, përfshi edhe ish ministrin Nikos Kocias, nën arsyetimin se kjo dispozitë nuk është në frymën e Marrëveshjes së Prespës. Më gjerësisht nga materiali i përgatitur për emisionin “360 gradë”. [embedded content]…
20 Nëntor 2018 / 11:15 Maqedonia sot do të dorëzoj kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se kërkesa për ekstradimin e ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski është kompletuar dhe do të dorëzohet deri tek autoritetet hungareze. Ministrja Deskoska tha se nga mediumet është informuar se tashmë kërkesa për azil e Nikolla Gruevskit është pranuar. Por sipas saj edhe nëse ky informacion është i vërtetë, Ministria e Drejtësisë pavarësisht vendimit do të dorëzon kërkesën për ekstradim. Maqedonia në Hungari do të dorëzon dokumentet e akt gjykimit, 4 akuza, hetimet dhe një procedurë parahetimore për…
20 Nëntor 2018 / 10:29 Kosova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e INTERPOL-it. Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Loading…
20 Nëntor 2018 / 10:02 Sipas mediumit “Times Hungari”, Zyra për Imigracion dhe Azili në Hungari ka marrë një vendim për rastin e ish kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Burimi nuk tregon detaje rreth vendimit. Rasti i ish-kryeministrit maqedonas gjithashtu u diskutua në takimin e së hënës në Parlamentit hungarez,kurse sekretari shtetërorë i Qeverisë hungareze Balázs Orbán deklaroi se Gruevski nuk gjendet në zonën e transitit sepse sipas tij: Rregullat e procedurës në kufi nuk mund të zbatohen për personat që kërkojnë trajtim të veçantë” ALSAT Loading…
20 Nëntor 2018 / 9:37 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë në paraqitjen e tij në televizionin Hepi ka thyer heshtjen, ai ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevski nëpërmjet vendkalimit kufitar Horgosh (Serbi-Hungari). Presidenti serb tha se Gruevski më 11 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim i shoqëruar nga dy shtetasve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, dhe më pas ka kaluar në Mal të Zi. Nikolla Gruevski më 12 nëntor rreth orës 22.30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas kaloi në Hungari nëpërmjet vendkalimit Horgos, ku është identifikuar me leje qarkullimi të…
20 Nëntor 2018 / 7:45 Moti sot në Maqedoni do të mbizotërojë shiu në të gjithë vendin si dhe vranësira me mundësi të përkeqësimit gjatë ditës. Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 0 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri në 6 gradë celsius. Loading…
19 Nëntor 2018 / 21:04 Avokati Ellenko Millanov i angazhuar për disa nga rastet ku është i akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski gjatë një emisioni në televizionin Telma tha se Gruevski ka komunikuar me të përmes telefonit pasi që ai njoftoi për vendndodhjen e tij në Hungari. Millanov tha se Gruevski pas telefonatës ka komunikuar edhe një herë përmes SMS porosive. Sipas tij Gruevski gjatë bisedës e kishte pyetur avokatin nëse Gjykata ka të drejtë të caktoj masën e burgimit, edhe pse ai vazhdon ta mbajë imunitetin e deputetit. Ju garantoj se edhe Ministria e Punëve të Brendshme e ka…
19 Nëntor 2018 / 19:13 Anëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim sot në mëngjes kanë shpëtuar katër persona nga fshati Gorno Oreovo në Manastirit. Personat kishin mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të borës. Në kushtet të vështira të rrugës dhe me metodat e duhura për kërkim në terren, katër persona janë gjetur të shqetësuar dhe në panik. Punonjësit e DPSH kanë ndihmuar personat e gjetur,pasi që u janë dhënë pije të ngrohta personat janë dërguar të sigurt në qytetin e Manastirit”- thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Loading…

