20 Nëntor 2018 / 13:11
Jo zyrtarisht, Zyra hungareze për migrim ka miratuar kërkesën e ish kryeministrit Niukolla Gruevski, për azil politikë. Informatat i kanë përcjellë mediat hungareze, të cilat gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se vendimi është miratuar, por nuk është precizuar përmbajtja e vendimit.
Në ndërkohë, nga Ministria e e Drejtësisë njoftojnë se kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është përgatitur dhe pritet që sot tu dorëzohet autoriteteve hungareze, pavarësisht vendimit të autoriteteve hungareze, rreth kërkesës së Gruesvkit për azil.
Loading…


