20 Nëntor 2018 / 9:37
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë në paraqitjen e tij në televizionin Hepi ka thyer heshtjen, ai ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevski nëpërmjet vendkalimit kufitar Horgosh (Serbi-Hungari). Presidenti serb tha se Gruevski më 11 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim i shoqëruar nga dy shtetasve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, dhe më pas ka kaluar në Mal të Zi.
Nikolla Gruevski më 12 nëntor rreth orës 22.30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas kaloi në Hungari nëpërmjet vendkalimit Horgos, ku është identifikuar me leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria”- deklaroi Vuçiq.
Më 13 nëntor, në orën 19:35, Interpoli i Shkupit ka lëshuar fillimisht urdhër arrest nacional. Më pastaj urdhër arrest ndërkombëtarë. Çfarë prisni ju? Të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim? ” -tha Vuçiq duke shtuar se kjo është e vërteta e pastër.
Loading…


