Author: almakos

20 Nëntor 2018 / 19:29 Klinika e Pulmologjisë dhe Shoqatat shëndetësore alarmojnë për rritjen e numrit të pacientëve të prekur nga sëmundjet respiratore. Sipas shoqatës maqedonase të sëmundjeve respiratorë, shkaku kryesor për rritjen e numrit të pacientëve është ajri i ndotur vitet e fundit në vend. Sipas të dhënave nga Agjencia Evropian për mjedis Maqedonia me 3 mijë raste të vdekjes si pasojë e ajrit të ndotur është në vendin e parë. [embedded content] Si njëri nga faktorët e rrezikut për këto sëmundje është ndotja e ajrit, si në hapësirat e mbyllura poashtu dhe në hapësira të hapura. Sipas numrit…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 17:17 Pas konfirmimit të azilit për Gruevskin nga ana e Hungarisë, reagon edhe Shkupi zyrtar përmes një deklarate nga ana e qeverisë, ku e cilëson azilin e Gruevskit si një shmangie të drejtësisë. Nikola Gruevski ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një proces publik dhe transparent. I dënuari Nikola Gruevski ishte nën mbrojtje të policisë në përputhje me të drejtat që e ndoqën atë si ish-kryeministër dhe ai nuk raportoi asnjë kërcënim për jetën e tij në asnjë situatë. Kundër Nikolla Gruevskit  nuk është kryer kurrë asnjë persekutim politik dhe kërcënime…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 16:48 Një 58-vjeçar nga Pogradeci, ka dalë për të peshkuar në liqenin e Ohrit dhe nuk është kthyer në banesë. Familjarët kishin humbur kontaktet me peshkatarin D.M, i cili kishte dalë me varkë, prej orëve të para të mëngjesit. Ata kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare të Shqipërisë u vunë në kërkim të personit që rezultoi i humbur. Por pas disa orë kërkimesh dhe kontaktesh me palën nga ana tjetër e liqenit u mësua se: dallgët e kanë nxjerrë në krahun tjetër të liqenit të Ohrit peshkatarin D.M, i cili është nxjerrë…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 16:36 Aleanca për Shqiptarët vlerëson se adresa e drejtë ku duhet të analizohet raporti për rikonstruksionin e tetarit shqiptar janë prokuroria dhe gjykatat e jo qeveria. Sipas tyre pushteti mund ta shqyrtoj në aspekt procedural dhe administrative, por në mënyrë më të detajuar dhe më aktive, dokumenti duhet të shqyrtohet nga PSP-ja dhe organet tjera të gjyqësorit. [embedded content] Është për t’u habitur se si mundet që një projekt që ka kushtuar një miliard euro si “Shkupi 2014” të kryhet në kohë rekord, ndërsa teatri i shqiptareve një rinovim i thjesht të zgjasë 5-6 vite? Sipas…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 15:54 Ministria e Arsimit ka parashikuar buxhet të posaçëm për rikonstrumin e konvikteve të shumë shkollave të mesme në vend. Në leximin e parë të propozim ligjit për standardin e nxënësve zv ministri i Arsimit, Petar Atanasov tha se për këtë qëllim do të sigurohen mjete shtesë jashtë buxheteve të planifikuara vjetore. “Prej 18 konvikteve të shkollave të mesme që kemi në listë, një numër i madh i tyre mund të them se punojnë mirë por disa prej tyre vërtet janë në gjendje të rëndë. Që të mund tu dalim në ndihmë këtyre konvikteve, tu japim…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 15:42 Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit as këtë vit nuk do ta organizojë manifestimin për shënimin e Ditës së Alfabetit shqip. Drejtuesi i Sekretariatit Hazbi Lika nuk ishte i pranishëm as në prezantimin e manifestimit. Këtë detyrim e ka marrë sekretariati për çështje evropiane. Kreu i këtij dikasteri Bujar Osmani tha se organi që ai drejton është institucioni më i përshtatshëm për promovimin dhe organizmin e kësaj ngjarje. Pyetja gazetarë: Ku është Hazbi Lika? A është i ftuar në manifestim? Bujar Osmani: Po, absolutisht është i ftuar dhe mendoj se do të marrë pjesë…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 15:15 Hungaria ka miratuar kërkesën e Nikolla Gruevskit për azil. Siç transmetojnë jozyrtarisht mediat hungareze, Zyra për Emigracion dhe Azil tashmë e ka marrë vendimin pozitiv, edhe pse zyrtarisht nuk janë konfirmuar akoma detajet. Por një vendim i këtillë ishte i pritur pasi një ditë më parë, shefi i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, Gergeli Gulash, kishte deklaruar që gjatë shqyrtimit të kërkesën së Gruevskit për azil në Hungari duhet të merren parasysh kushtet në burgjet e Maqedonisë dhe gjendja me gjyqësorin. Ai ka shtuar që nuk është i sigurt që Gruevski ka fituar…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 15:03 Gruevski ka fituar azil në Hungari, përcjell agjensioni Rojters, duke u referuar në mediet hungareze të afërta me qeverinë. Mediumi hungarez pa i emëruar burimet, zbulon se zyrat hungareze për emigrim dhe azil kanë vërtetuar se janë plotësuar kushtet ligjore për ti ofruar azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Duke u referuar në një shkrim të portalit hungarez Times: Zyra për emigrim ka ardhur në përfundim se kthimi i Gruevskit në vendin e tij, do të përbëjë lëndë për ndjekje  nga qeveria aktuale, për shkak të kaluarës së tij politike”. Informacionin ekskluziv për Tajmsin hungarez, e kanë…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 14:36 Sot në Gjykatën Penale ka një orar të ngjeshur të gjykimeve. Në rastin “Tortura” për mënyrën se si u arrestua Lube Boshkoski, ku i akuzuar është ish-drejtori i policisë sekrete Sasho Mijalkov, i shikuan video prova nga arrestimi shtatë vjet më parë. Seancë kishte edhe për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë zyrtarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Në Gjykatën Penale, sot u mbajt edhe seanca për vrasjen e Nikolla Sazadovskit, anëtar i tifozëve “Komiti”. Avokatët e dy të akuzuarve kërkuan përjashtim të këshillit të gjykatësve, ndërsa pas gjykimit deklaruan se të…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 14:32 Deputeti i pandehur, Johan Tarçullovski, tërhoqi listën e plotë të provave, duke shtuar se gjithçka do të thotë vetë par në Gjykatë. Kërsto Mukovski la vetëm dy dëshmitarë, ndërsa Ljuben Arnaudov ende nuk është konsultuar me avokatin e tij. Deputetët e akuzuar për 27 prillin filluan t’i tërheqin provat me të cilat duhej ta dëshmonin pafajësinë për veprën penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. Provat e mbrojtjes pritet të prezantohen javën e ardhshme, ndërsa seanca e sotme u shty për shkak të një rast vdekje prokurores Vilma Ruskoska. Të pandehurit nuk komentuan propozimin…

Lexo më Shumë

20 Nëntor 2018 / 14:12 Kosova nuk mori 2/3 e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Interpol. Në rrethin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, anëtarësimin e Kosovës e mbështetën 76 shtete, kundër ishin 56 dhe 22 abstenuan, ndërsa në rrethin e dytë të votimit e mbështetën 68 shtete, 51 ishin kundër dhe 16 abstenuan. Kryeministri, Ramush Haradinaj vlerësoi se votimi kundër pranimit të Kosovës në Interpol i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti. Haradinaj fajësoi…

Lexo më Shumë