20 Nëntor 2018 / 15:42
Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit as këtë vit nuk do ta organizojë manifestimin për shënimin e Ditës së Alfabetit shqip. Drejtuesi i Sekretariatit Hazbi Lika nuk ishte i pranishëm as në prezantimin e manifestimit. Këtë detyrim e ka marrë sekretariati për çështje evropiane. Kreu i këtij dikasteri Bujar Osmani tha se organi që ai drejton është institucioni më i përshtatshëm për promovimin dhe organizmin e kësaj ngjarje.
Pyetja gazetarë: Ku është Hazbi Lika? A është i ftuar në manifestim?
Bujar Osmani: Po, absolutisht është i ftuar dhe mendoj se do të marrë pjesë në manifestim.”
Për nder të Ditës së Alfabetit dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Sekretariati për çështje evropiane ka organizuar evente në Shkup dhe Manastir të cilat të enjten do të kurorëzohen me koncertin e violinistit të shquar shqiptarë Shkëlzen Doli që do të mbahet në Filharmoninë e Maqedonisë. Ngjarjet tjera do të jenë si konferenca shkencore, promovim librash dhe vepra hulumtuese shkencore. Aktivitet do të fillojnë nga nesër në ora 10 tek Instituti i Trashëgimisë Kulturore.
Në përpilimin e këtij programi jemi munduar që të përfshijmë ose të jetë gjithëpërfshirës nga gjitha trevat etnike shqiptare. Ja kemi arritur që të përpilojmë një program që të jetë dinjitoz për të shënuar 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit.” – tha Skender Asani, Drejtor i Instituti për Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqipëtarëve
Jam shumë i lumtur dhe është privilegj për mua të jem pjesë e këtij evenimenti. Do të jetë një mbrëmje madhështore ku të gjithë artdashësit nga të gjitha trevat shqiptare dhe maqedonasit do të kënaqen me meloditë e kompozitorëve më të njohur në botë.” – Shkëlzen Doli, violinist
Shënimi i sivjetëm i 110 vjetorit të unifikimit të alfabetit shqip do të festohet nën moton “Për ne dielli lind në Perëndim”. Prej sot gjithashtu do të ketë një web faqe “110vjetalfabet.mk” dedikuar kësaj dite ku do të publikohen fakte interesante dhe historike për Kongresin e Manastirit.
Valmira Zendeli
Loading…


