20 Nëntor 2018 / 15:03
Gruevski ka fituar azil në Hungari, përcjell agjensioni Rojters, duke u referuar në mediet hungareze të afërta me qeverinë.
Mediumi hungarez pa i emëruar burimet, zbulon se zyrat hungareze për emigrim dhe azil kanë vërtetuar se janë plotësuar kushtet ligjore për ti ofruar azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Duke u referuar në një shkrim të portalit hungarez Times:
Zyra për emigrim ka ardhur në përfundim se kthimi i Gruevskit në vendin e tij, do të përbëjë lëndë për ndjekje nga qeveria aktuale, për shkak të kaluarës së tij politike”.
Informacionin ekskluziv për Tajmsin hungarez, e kanë përcjellur të gjitha mediet hungareze, megjithatë ato potencojnë se një informacion i tillë as nuk pohohet e as nuk mohohet nga zyra për emigrim, me arsyetimin se ato nuk munden të shpalosin një informacion të tillë përveç Gruevskit si kërkues i azilit dhe komisariatit për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara.
Loading…


