19 Nëntor 2018 / 10:16 Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë do të organizojë një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerimin të BE-së, Johannes Hahn dhe Komisioneren për Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel. Siç njoftojnë nga zyra e Kurzit, në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbisë, Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev anuloi pjesëmarrjen në takimin e Vjenës për shkak të situatës aktuale politike në vend. Në takimi do të…
Author: almakos
19 Nëntor 2018 / 10:02 Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Në seancën e fundit u lexuan SMS-të e celularëve nga ku jepeshin porositë. Në e seancën e kaluar ishin të pranishëm 32 të akuzuarit, përveç Sasho Markovski, për të cilin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore procedura është ndarë më vete. Procesin e gjykimit e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska. Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, mesin e të…
19 Nëntor 2018 / 7:47 Sot, e hënë fillimi i javës do të nis me mot të vranët në të gjithë teritorin e Maqedonisë, me mundësi reshje shiu dhe bore në viset e larta malore. Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 1 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ato ditore makimale deri në 7 gradë. Loading…
18 Nëntor 2018 / 20:56 Kërkesa e Gruevskit për azil është në procedurë e sipër, kështu njoftojnë nga Kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Në ndërkohë që nuk bëjnë të ditur nëse Gruevski akoma është në Hungari apo ka marrë rrugën drejtë ndonjë vendi tjetër. Loading…
Reshjet e borës që kanë kapluar vendin tonë kanë vështirësuar qarkullimin në shumë akse rrugorë. Videoja në vazhdim flet për gjendjen momentale në Strazhë.
18 Nëntor 2018 / 17:43 Gati një vit nuk funksionon Komisioni Antikorrupsion. Kjo është një periudhë e gjatë pa kontroll mbi funksionarët aktualë, thotë për Alsat M Slagjana Taseva nga “Transparency International”.Qytetarët edhe në këtë periudhë kanë mundësi të paraqesin denoncime deri tek ky Institucion. Por, ato me siguri do të mbeten në ndonjë sirtar, thotë Taseva, duke shtuar se të gjitha vendimet ky organ i sjellë me shumicën e votave, ndërsa për momentin në punë shkojnë vetëm dy anëtarë të cilët në mars të këtij viti nuk dhanë dorëheqje. Ish anëtarë i antikorrupsionit thotë se, derisa të kompletohet përbërja…
18 Nëntor 2018 / 17:21 Ambasadorja e Britanisë në Maqedoni, Rejçell Gallouej vlerëson se Lufta kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësorë janë hapat kryesorë që duhet të ndërmerr vendi. Ajo në një intervistë për Radioevropa e Lirë, u beri thirrje shumicës dhe opozitës që në mënyrë konstruktive t’i qasen çështjes së emrit dhe të arrijnë koncenzus së Parlament. Gallouej vlerëson se arritja e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë përveç se e stabilizon rajonin, i kontribuon edhe rritjes së ekonomisë. Në lidhje me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil në Hungari, ambasadorja britaneze thekson se duhet…
18 Nëntor 2018 / 17:11 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk shprehet optimist se deri në vitin 2020 Qeveria do të përmbush premtimin e dhënë për rritjen e pagave të mjekëve deri në 100.000 denarë. Në një intervistë për ALSAT ai flet edhe për vaksinat sezonale kundër gripit, për të cilat shumë qytetarë janë ankuar se ka pasur mungesë të së njëjtave. Ndër të tjera Filipçe thotë planifikon debat publik me mjekët dhe ekspertët lidhur me partneritetin publiko – privat të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë! [embedded content] Ditë më parë Ministria e Financave publikoi propozim-buxhetin për vitin 2019 i…
18 Nëntor 2018 / 16:55 Vendimi i gjykatës është i pabazë juridikisht dhe politik që Mile Janakievski dhe Kiril Bozhinovski të mbeten në paraburgim, konsideron VMRO-DPMNE-ja. Sipas opozitës, Specialja masën e paraburgimit e arsyeton me shkresë të kurdisur të DSK-së. [embedded content] Kush ka dhënë urdhër që DSK të ndjek presidentin e shtetit dhe aktivitetet e tij? Kush e ka dhënë urdhrin për ndjekjen e Janakieskit dhe Bozhinovskit dhe montimin e konstruksioneve politik në shkresa zyrtare? Sa dhe çfarë shkresa grumbullon DSK për punën e presidentit Ivanov? A abuzohet DSK që të kurdisen vendime gjyqësore të motivuara nga politika? Sa,…
18 Nëntor 2018 / 16:39 Injektimi më i madh financiar përmes buxhetit në vitin e ardhshëm do të marrë shëndetësia. E dyta është Ministria e Mbrojtjes me qëllim për t’u arritur standardet e NATO-s dhe ndërsa norma e tretë më e madhe është në ministrinë e brendshme për blerjen e pajisjeve. Rritja e shpenzimeve për mallra dhe shërbime për vitin 2019 edhe atë për 33 milionë euro më shumë se këtë vit, nuk është për luks, thotë ministri i financave Dragan Tevdovski, i cili siguron që projeksioni është real. Normë rreth automjeteve, duhet të dini qartë se nuk ka të…
18 Nëntor 2018 / 16:30 Shpërngulja e banorëve nga Maqedonia dhe ulja e natalitetit ka ndikuar dukshëm në uljen e numrit të nxënësve dhe studentëve. Drejtues të dy Universiteteve në Tetovë, atij të UT-së dhe UEJL-së thonë se ky fenomen vërehet sidomos në 5 vitet e fundit. Mund të them që është një numër konstant i studentëve në këto vite të fundit, por, normal nëse këto shifra krahasohen me shifrat e para dhjetë viteve ndoshta do mund të shihet një ndryshim më i madh, mirëpo nuk themi dot kështu për katër ose pesë vitet e fundit. Faktor tjerë që ndikojnë…
18 Nëntor 2018 / 15:59 Ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria do të kërkohet përmes Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Kjo pasi dyja vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Nikolla Gruevski vazhdon të qëndrojë në Hungari, apo ka vazhduar rrugën për të gjetur strehim në ndonjë shtet tjetër. Përkundër tentimit tonë për të mësuar nëse Gruevski ka lëshuar Budapestin, autoritetet hungareze pa përgjigje. Derisa Ministria e Brendshme heton mënyrën e arratisjes së Gruevskit dhe nëse i njëjti është ndihmuar nga pjesëtarë të policisë, LSDM-ja në pushtet dyshon se në organizimin e ikjes së Gruevskit ka…

