Author: almakos

17 Nëntor 2018 / 17:31 Banorë të caktuar të lagjes Vizbeg po mbajnë peng ndërtimin e një shkolle fillore në këtë lagje për shkak se nuk pajtohen që hyrja kryesore e shkollës të kaloj pranë rrugës së shtëpive të tyre që njëkohësisht edhe është pronë private e tyre. Kështu tha për Alsat, kreu i Butelit Velimir Smilevski i cili shton se ka kryer të gjitha obligimet e komunës për nisjen e punimeve ndërtimore përvec formulimit të Planit detal arkitektonik në të cilin duhet të qëndrojë hyrja zyrtare e shkollës. [embedded content] Sipas Planit detal urbanistik, hyrja kryesore duhet të kaloj…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 17:14 Arratisja e Gruevskit për momentin nuk e pengon procesin e anëtarësimit të vendit në NATO për në të ardhmen do të paraqesë një sfidë për të cilën do të duhet të japin sqarim edhe Maqedonia por edhe vendet anëtare nëpër të cilat ai ka kaluar, thotë koordinatori nacional për anëtarësim në NATO Stevo Pendarovski. Në një intervistë për Alsat, Pendarovski thotë se bisedimet qasëse me NATO-n kanë përfunduar dhe vendet anëtare nuk kanë kushte të tjera për anëtarësimin e Maqedonisë, përveç zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. [embedded content] Pendarovski, afrohet afati që Maqedonia të plotësojë…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 16:40 Edhe pse njoftoi dje, Ministri i Financave Dragan Tevdovski nuk mori pjesë në promovimin e sotëm të buxhetit civil për vitin 2019. Këtë e bëri Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev. Të dy një kohë të gjatë kanë mosmarrëveshje që filluan me një grindje në mbledhjen e Këshillit Ekonomik dhe Social. Për Angjushevin “grindja” është një fjalë e rëndë për atë që ka ndodhur mes tyre. Dje deri në orët e vona të mbrëmjes ishim në një takim të përbashkët me ministrin Tevdovski dhe kryeministrin. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Pra, unë nuk mendoj se duhet të bëni…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 16:24 Ideja e kryeministrit Zoran Zaev për falje dhe pajtim, has në kundërshtim në partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila këtë e quan drejtësi selektive. Sipas tyre, Zaev po e shfrytëzon gjyqësorin për të arritur qëllimet e tij, ndryshimin e emrit të shtetit. Në partinë e Mickoskit thonë se për ta i vlefshëm është vetëm ligji për amnisti i cili do t’i përfshinte të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit, në të kundërtën nuk do të mbështetin asnjë propozim tjetër të Zaev.  VMRO-DPMNE-ja gjatë gjithë kohës po njofton për pazarin që po bëhet…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 16:10 Qeveria njoftoi intensifikimin e ndërtimit të gazsjellësit për vitin e ardhshëm me një buxhet prej 80 për qind më të lartë për gazifikimin. Por megjithëse nga sektori civil deri tani nuk ka pasur sinjale se problemi i rrugës që kalon përmes Vodnos është kapërcyer, Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev vazhdon të argumentojë se shkatërrimi i pyllit është reduktuar në minimum. Sigurisht, organizatat joqeveritare dhe shoqatat mjedisore mund të bëjnë aktivitete që ata vlerësojnë se duhet të bëjnë, por unë i ftoj dhe i lus që të kenë mirëkuptim rreth qasjes strategjike të Qeverisë dhe rëndësisë strategjike…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 16:00 Rreziku që Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski mund të arratisen ekziston që nga 2 korriku i vitit të kaluar saktëson Prokuroria Speciale. Këtë fakt, sipas PSP-së, vitin e kaluar e ka konstatuar Gjykata Penale kur ka konfiskuar pasaportat e tyre personale dhe diplomatike dhe i ka urdhëruar ata të paraqiten në gjykatë çdo të premte. Masat parandaluese më të buta që ishin caktuar për PSP-së vetëm dy ditë pasi ata paraqitën akuzat ishin një tregues se edhe atëherë gjykata kishte frikë se ata mund të arratisen. Me propozimin e PSP-së, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 15:43 Ulja e temperaturave dhe erërat ndihmuan përkohësisht në përmirësimit të ajrit të ndotur. Por kjo gjë nuk i ndaloi organizatat joqeveritare të protestojnë kundër ndotjes së ajrit. Ata kërkuan që Institucionet të marrin masa konkrete si dhe kontrolle të shtuara të inspektorëve në teren. Për 30 vite asgjë nuk është ndërmarrë në qytetet, na helmojnë pa ndalur dhe dikush përfiton aq sa edhe na e ndotin ajrin. Qeveria duhet të kuptojë se duhet të ndërmerren masa urgjente dhe jo vetëm të qëndrojnë pasiv. Propozojmë që në ditët me shifra alarmante, industritë e mëdha të ndalojnë…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 15:23 Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se pajtimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend mund  të arrihet vetëm nëpërmjet faljes. Ai në emisionin 360 gradë në Alsat tha se është i gatshëm t’i falë të gjithë ata të cilët nuk kanë marrë pjesë direkt në dhunën dhe nuk kanë qenë pjesë e organizimit duke lënë të hapur mundësinë për amnistinë a personave të akuzuar për dhunën në Kuvend. Është e mundur që të ketë amnisti, por mund edhe të mos ketë amnisti”- tha Zaev Amnisti për kë dhe për çfarë?! Për 27 prillin po…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 14:36 Agjencisë e mediave bullgare sipas “Fokus” ka ndërruar vendëodhje. Fokus thekson se informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë. Ndërkaq  mediat hungareze së fundmi thonë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Alsat Loading…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 13:41 Marrëveshja nga Prespa nuk e zgjidh problemin, por e intensifikon, nuk e arkivon, por e mban aktiv, tha Kirjakos Mocitakis, kryetar i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re në fjalimin në fund të Samitit të tretë të Selaniku. Mitsotakis nga Selaniku edhe njëherë përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do ta mbështes marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se marrëveshja është e dëmshme për të dyja vendet. Edhe njëherë them se marrëveshja e Prespës është e keqe. Demokracia e Re nuk do të votojë as në përbërjen e tanishme parlamentare dhe as në…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 13:00 Qindra protestues u mblodhën sot para objekteve te Qytetit te Shkupit ne shenje proteste kundër ndotjes se ajrit. Organizatat joqeveritare dhe qytetarët me pankarta ne dore, me mbishkrime “Duam ajër të pastër” kërkojnë masa urgjente kundër nivelit te larte të ndotjes. Masat e Qeverise dhe buxhetin e ndare nga Ministria e Ambientit Jetësore dhe Planifikimit Hapësinore i vlerësojnë si të pa mjaftueshme për gjendjen aktuale./Alsat/ Loading…

Lexo më Shumë

17 Nëntor 2018 / 12:31 Shtresë e borës prej gjashtë centimetrave është formuar sot në mëngjes në Mavrovë, ndërsa në Krushevë dhe në Lazaropole katër gjegjësisht tre centimetra. Temperatura më e ulët prej -5 gradë është matur në Berovë. DPHM për sot paralajmëron mot me vranësira mesatare dhe të ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në zonat më të larta malore dëborë veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10 gradë celsius. Në Shkup moti i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm…

Lexo më Shumë