17 Nëntor 2018 / 15:43
Ulja e temperaturave dhe erërat ndihmuan përkohësisht në përmirësimit të ajrit të ndotur. Por kjo gjë nuk i ndaloi organizatat joqeveritare të protestojnë kundër ndotjes së ajrit. Ata kërkuan që Institucionet të marrin masa konkrete si dhe kontrolle të shtuara të inspektorëve në teren.
Për 30 vite asgjë nuk është ndërmarrë në qytetet, na helmojnë pa ndalur dhe dikush përfiton aq sa edhe na e ndotin ajrin. Qeveria duhet të kuptojë se duhet të ndërmerren masa urgjente dhe jo vetëm të qëndrojnë pasiv. Propozojmë që në ditët me shifra alarmante, industritë e mëdha të ndalojnë se punuari”- u shpreh Aleksander Delcevski, organizator i protestës “Është koha për ajër të pastër”
Qytetarët thonë se pushteti ekzekutiv por edhe komunat duhet urgjentisht të fillojnë me zbatimin e masave.
Nuk kam fjalë çka të them, për çdo ditë po ngulfatemi, të gjithë ata që kanë probleme me frymëmarrjen po edhe njeriu I shëndosh nuk mund të jetojë në këtë qytet. Duhet të ndërmerren masa, sepse kështu nuk e di çka do të ndodh, spitalet janë përplot”- u shpreh një nga protestuesit.
Problemi është shumë i madh, me masa të pjesshme të cilët i ndërmarrin nuk mund të bëhet asgjë”- tha një qytetar.
Ajër të pastër, le të bëjnë çka është e nevojshme. Le ti ndërmarrin të gjitha masat, populli mjaftueshëm i ka treguar se çka duhet, të paktën le të pranojë disa nga masat e propozuara eventualisht të gjitha masat”- thekson një nga protestuesit.
Kërkojmë prej Qytetit të Shkupit të ndërmarrë masa për pastrimin e ajrit. Kemi nevojë për ajër të pastër prandaj presim që të ndërmerren hapa sa më shpejt”- tha një qytetar i revoltuar.
Ndotja e ajrit përplasi edhe partitë politike. VMRO-ja në opozitë fajësoi pushtetin për shkyçjen e stacioneve matëse të ajrit. Parti e Mickoskit propozoi masa konkrete.
Në buxhetin për vitin 2019 të ndahen mjete për më së paku 3 stacione matëse dhe 4 stacione mobile matëse. Stacionet matëse të vendosen në Manastir, Kërçovë dhe afërsi të deponisë Drislla”- tha Violeta Kovaceviq,deputet e VMRO DPMNE.
Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të VMRO-së nga partia e kryeministrit Zaev thonë se ishte pushteti 11 vjeçar i VMRO-së ai i cili nuk ndërmori asgjë kundër ndotjes së ajrit.
Valmira Zendeli
Loading…


