17 Nëntor 2018 / 16:10
Qeveria njoftoi intensifikimin e ndërtimit të gazsjellësit për vitin e ardhshëm me një buxhet prej 80 për qind më të lartë për gazifikimin. Por megjithëse nga sektori civil deri tani nuk ka pasur sinjale se problemi i rrugës që kalon përmes Vodnos është kapërcyer, Zëvendës Kryeministri Koço Angjushev vazhdon të argumentojë se shkatërrimi i pyllit është reduktuar në minimum.
Sigurisht, organizatat joqeveritare dhe shoqatat mjedisore mund të bëjnë aktivitete që ata vlerësojnë se duhet të bëjnë, por unë i ftoj dhe i lus që të kenë mirëkuptim rreth qasjes strategjike të Qeverisë dhe rëndësisë strategjike të këtij projekti”- tha Koço Angjushev , zëvendës Kryeministër për Çështje Ekonomike.
Për dallim nga kostot më të ulëta të ministrive këtë vit, të cilat qeveria i theksonte vazhdimisht, në buxhetin e vitit 2019 ka më shumë para për shpenzimet e tyre joproduktive. Pika për mallra dhe shërbime është 320 milionë euro, që është 33 milionë më shumë se këtë vit. Në këtë shumë ka më shumë para për mobile dhe për automjete.
Automobilat para së gjithash janë për shërbimet e inspeksioneve, pasi nuk mund të ketë inspektorë të ekologjisë që nuk kanë me se të dalin në terren, nuk mund të keni inspektorë të tregut, që nuk kanë me çka të shkojnë në gjithë shtetin dhe të vendosin kontroll”- u shpreh Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë
Edhe pse ishte paralajmëruar shkurtim i administratës, për vitin tjetër për punësime të përkohshme buxheti thuajse është dyfish më i madh. Angjushev sqaroi se do të largohen nga puna kuadrot jocilësor, ndërsa punësimet e reja të përkohshme do të jenë mundësi për dëshmimin e profesionalizmit në mënyrë që të arrihet punësim i përhershëm në administratë.
Regjistrimi është paralajmëruar për vitin 2020, por institucionet do të përgatiten që nga viti i ardhshëm. Thuajse buxhet dyfish më të madh do ketë edhe për Entin shtetëror për statistikë. Por nga Enti tashmë sqaruan se nevojiten paratë që deri në organizimin e regjistrimit të kenë kapacitete të përforcuara.
Për VMRO-DPMNE-në, buxheti i ri, që siç e cilësojnë, megaloman, paraqet plaçkitje e qytetarëve me taksa të reja më të larta dhe dënime që pushteti do t’i shpenzojë për luks personal dhe pasurim.
Alsat
Loading…


