18 Nëntor 2018 / 16:39
Injektimi më i madh financiar përmes buxhetit në vitin e ardhshëm do të marrë shëndetësia. E dyta është Ministria e Mbrojtjes me qëllim për t’u arritur standardet e NATO-s dhe ndërsa norma e tretë më e madhe është në ministrinë e brendshme për blerjen e pajisjeve. Rritja e shpenzimeve për mallra dhe shërbime për vitin 2019 edhe atë për 33 milionë euro më shumë se këtë vit, nuk është për luks, thotë ministri i financave Dragan Tevdovski, i cili siguron që projeksioni është real.
Normë rreth automjeteve, duhet të dini qartë se nuk ka të bëjë me komfor apo për automjete për zyrtarë, por kryesisht për blerjen e automjeteve në sektorin e shëndetësisë, praktikisht automjete të ndihmës së shpejtë gjë që duhet. Gjithashtu në gjyqësor, gjyqësori në gjykata të ndryshme kërkoi automjete gjithashtu edhe inspektoratët, në mënyrë që të jenë në gjendje t’i kryejnë shërbimet e tyre. Gjithashtu, dje mjaft u komentuan mobiljet, duhet të jetë e qartë se mobiliet nuk janë për kabinete, por në pjesën më të madhe nëse i shikoni normat do të shihni se janë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe i referohet mobiljeve për konviktet studentore dhe për nxënësit, për shkolla, fakultete, etj”- u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i Financave.
Nga arka e shtetit vitin e ardhshëm, do të ndahen para vetëm për zgjedhjet e rregullta presidenciale që priten të mbahen, thotë Tevdovski, duke i shmangur komentet rreth zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare. Buxheti për vitin e ardhshëm do të peshojë 3.7 miliardë euro. Historikisht deri më tani është më i madhi në vend. VMRO-DPMNE-ja opozitare këtë e vlerëson si melomanike dhe kërkon që qeveria të kthjellet dhe t’i reduktojë projeksionet dhe shpenzimet.
Ky buxhet as nuk mund ta durojë ekonominë tonë, e as LSDM nuk ka një plan dhe dije se si ta rrisë ekonominë me këtë buxhet megalomanik. Është më se e qartë se paratë do të përfundojnë në xhepat e dikujt, tek kompanitë e Zaevit, Angjushevit dhe të afërmit e LSDM-së “- tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër, LSDM-ja siguron se buxheti do të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe jetesës më të mirë të qytetarëve. Buxheti së shpejti do të gjendet para deputetëve. Qeveria i bën thirrje opozitës për një debat konstruktiv para miratimit të tij. Se si vitin e ardhshëm do të shpenzohen paratë nga arka e shtetit , qytetarët mund ta shohin në faqen budgeti.finance.gov.mk përmes një vegle interaktive që e përpunuar dhjetë inovatorë të rinj në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
ALSAT
Loading…


