Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku dje rreth orës 18 në veri të Italisë, përkatësisht në Guastalla të Reggio Emilia. Në përplasjen fatale janë përfshirë dy automjete një Fiat Multipla drejtuar nga një 53-vjeçar nga Guastalla dhe një Fiat Bravo me të cilin udhëtoni baba e bijë me prejardhje nga Gostivari, 41 dhe 19 vjeç, rezident në Villarota. Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar jashtë autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë tre automjete të Kryqit të Kuq, një ekip mjekësh dhe një ekip zjarrfikësish për të transportuar të aksidentuarit drejt qendrave spitalore. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Guastallës por fatkeqësisht vajza A. Seferi nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen në spital. Siç njoftojnë mediat lokale italiane vajza ka qenë një vajzë shembullore në regjionin italian dhe një nga studentet më të dalluara.
Data 22.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Muaji i Çamërisë, shpërndahen trëndafilë në Sheshin Skenderbeu në Shkup
- Rikonstruimi / Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, çka i takon VLEN-it e çka VMRO-së?
- U plagos me thikë nga bashkëshorti në banesë, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë
- (VIDEO) Nga mesnata dizeli shitet për 7 denarë më lirë
- Bullgaria denoncoi Maqedoninë në Këshillin e Evropës për djegien e veturave diplomatike
- (VIDEO) Ministrja e financave ua pret shpresat punonjësve të pediatrisë: Nuk japim pëlqim!
- (VIDEO) Kryetari i Sarajit kërkon që prokuroria t’i hetojë tenderët e Rustemit
- Takim Ahmeti-Varnes, në fokus paqja, stabiliteti dhe perspektiva euroatlantike


