19 Nëntor 2018 / 12:14
Mot me shi dhe temperatura të ulëta e kanë shoqëruar ditën e sotme në të gjithë Maqedoninë. Valë e re e të reshurave të shiut pritet të fillojë nga dita e martë. Nëpër rajonet malore pritet që të ketë edhe të reshura të dëborës dhe temperatura më të ulëta. Nga instituti hidrometeorologjik paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të na shoqërojë deri në ditën e mërkurë, ndërsa në pjesën e mbetur të javës do të normalizohen te reshurat dhe temperatura.
Një valë të re të lagështisë do të kemi në ditën e martë, por megjithatë temperatura do të jetë pak më e lartë se sot. Ashtu që të reshurat mund të themi se në të gjithë territorin do të jenë shira përveç në majat më të larta ku mund të ketë edhe borë. Të reshura më të dendura në ditën e martë do të ketë në pjesën perëndimore të vendit. Ditën e mërkurë gjithashtu do të ketë pjesërisht shi ndërsa në dy ditët e fundit të javës koha do të jetë stabile me temperatura nga 10 -15 gradë – njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik.
Sot janë hequr të gjitha ndalesat dhe kufizimet në rrugë që ishin vendosur për shkak të reshjeve të dëborës. Qarkullimi është normalizuar në të gjitha drejtimet rrugore. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, sot në mëngjes njoftoi se komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë me lagështi, ndërsa në disa akse rrugore ka edhe mbetje të borës. Ata paralajmërojnë se në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë që drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të adaptojnë shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Besian Leka
Loading…


