17 Nëntor 2018 / 17:36
Prokuroria për krimin e organizuar i dha urdhër policisë në cilën drejtim të drejtohet hetimi i arratisjes së Nikolla Gruevskit. Më shumë detaje nuk komunikohen. Paralelisht, një hetim në radhët e policisë është duke bërë departamenti i kontrollit të brendshëm, i cili duhet të japë përgjigjen nëse Gruevski kishte ndihmën e policëve për të ikur dhe për të mos shkuar në burg.Dhe ndërsa në vend kërkohet përgjegjësia nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga PSP, por edhe nga gjykata, mediat nga fqinjësia publikojnë informacione për ish-kryeministrin. Mediat bullgare, duke iu referuar gjetjeve të tyre, njoftuan se Nikola Gruevski nuk është më në Budapest dhe destinacioni i tij i ardhshëm është Rusia apo Turqia. Megjithatë, ky informacion është në sferën e spekulimeve, pasi Nikola Gruevski nuk është parë në publik që nga 9 nëntori. Partia e tij sot reagoi ndaj deklaratës së Kryeministrit Zoran Zaev se Gruevski mund të ishte rrëmbyer.
Zoran Zaev dje e plasoi tezën se Gruevski ishte rrëmbyer !!?? Me gjithë peshën e funksionit të kryeministrit, Zaev dje e akuzoi dy herë Republikën e Hungarisë se ka rrëmbyer një shtetas të Maqedonisë, ish-kryeministër, një kryetar nderi të opozitës, një person i cili është pjesë e një procesi ligjor! Një turp të tillë Republika e Maqedonisë nuk e meriton”- u shpreh Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
LSDM replikoi se do të përgjigjen të gjithë ata që e kanë ndihmuar Gruevskin të ikë.
Hetimi i filluar do t’i gjejë të gjithë përgjegjësit që në çfarëdo mënyre e kanë ndihmuar kriminelin Gruevski të ikë dhe të gjithë patjetër të dalin para drejtësisë”- theksojnë nga LSDM.
Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi tashmë edhe zyrtarisht konfirmuan se Nikola Gruevski me automjet diplomatik të Hungarisë në Shqipëri ka arritur në Mal Të zi. Kufirin Maqedoni – Shqipëri me siguri e ka kaluar ilegalisht pasi nuk është regjistruar askund në sistemin kufitarë shqiptarë. Prej atje me automjet diplomatik dhe me letërnjoftim është futur në Mal të Zi dhe është nisur drejtë Serbisë. Megjithatë mbetet e panjohur si ka arritur në kryeqytetin hungarez, pasi policia serbe ende nuk është prononcuar. Sot sërish kishte informata jozyrtare se Gruevski me aeroplan, pronë të një miku të kryeministrit hungarez Viktor Orban, nga Beogradi ka fluturuar për në Budapest. Nikolla Gruevski më 13 nëntor në Fejsbuk shkroi se gjendet në Budapest dhe se kërkon azil politik. Ai iku pasi duhej vetë të paraqitet në vuajtjen e dënimit.
Bojan Stojanovski
Loading…


