15 Nëntor 2018 / 23:34 Gjatë intervistës në Alsat, kryetari i Kuvendit tha se nuk beson se Hungaria duke qenë një vend i Bashkimit Evropian do t’i japë azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e Nato-s dhe para se ajo të marrë pjesë në këto bashkësi, është vlerësuar se bashkërendit dhe i ndan të gjitha vlerat evropiane dhe unë nuk besoj se populli hungarez do të pranojë të marrë një vulë të padëshirueshme për fatin e vet dhe rejtingun e tij si shoqëri evropiane duke i dhënë azilin politik Nikolla Gruevskit. Alsat Loading…
Author: almakos
15 Nëntor 2018 / 22:30 Edhe policia e Malit të Zi konfirmon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në territorin e Malit të Zi më 11 nëntor dhe po atë ditë ka lënë vendin. “Për shkak të interesimit të mediave për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë se Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi në datën e përmendur më 11 nëntor dhe u largua nga vendi në të njëjtën ditë. Policia malazeze për këtë rast i respekton plotësisht procedurat ligjore”, thuhet në deklaratën e policisë malazeze. Por policia malazeze nuk jep detaje…
15 Nëntor 2018 / 20:58 Edhe eksperti i sigurisë Elmaz Hasanoviq, vlerëson se duhet kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Brendshme. Sipas tij është e palogjikshme që një person të largohet nga shteti pa pasaportë dhe për këtë të mos kërkohet përgjegjësi nga Ministria e Brendshme. Unë nuk mund të them se cili ministër është fajtorë, por se ka lëshime në procedurë. MPB-ja duhet ti lokalizoj dhe në afat sa më të shpejtë të tregoj se ku janë lëshimet. Sepse t’ju ikë një person nga shteti pa pasaportë, është lëshim i shtetit, të mos flasim kur bëhet fjalë për person që…
15 Nëntor 2018 / 20:36 Në lidhje me kërkesën për azil në Hungari të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar se kjo është një çështje juridike, jo politike dhe se do të priten rezultatet e autoriteteve kompetente të Hungarisë, gjatë një vizite zyrtare një ditore në Kosovë. “Mund t’ju them vetëm një gjë. Kjo është çështje juridike, nuk është politike. Autoritetet kompetente, pra autoriteti i migracionit, do të kryejë procedurat duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe le të shohim rezultatin për të”, u përgjigj Szijjarto, pasi u takua me homologun kosovar…
15 Nëntor 2018 / 18:12 Gjendje e rëndë në rrugën Bosna Hercegovina, në lagjën Veri të Shkupit. Mbeturinat hedhura gjithandej pranë objektit banues rrezikojnë paraqitjen e ndonjë epidemie, banorët kërcënohen edhe nga qen të shumtë endacak.Disa banorë që kanë dërguar video incizimin në Alsat kërkojnë ndërhyrjen e ndërmarrjes së pastrimit për tërheqjen e mbeturinave, por edhe ndërgjegjesimin e banorëve për mbrojtjen e ambientit! Gjendje e rende ne rugen Bosna Hercegovina Alsat Loading…
15 Nëntor 2018 / 17:08 Stuhia që ngriti largimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë mediat serbe, me raportet se ish-kryeministri jonë, i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës. Sipas tyre, Gruevski kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me një pasaportë të rreme, e pas kësaj është nisur me avion nga kryeqyteti ynë drejt Budapestit. Autoritetet e vendit tonë nxituan ta deklaronin që një ditë më parë se, ish-shefi i ekzekutivit nuk kishte kaluar nga ndonjë pikë kufitare, e kjo ngjalli dyshimet se mund të ketë përdorur një pasaportë bullgare, por Sofja…
15 Nëntor 2018 / 16:21 Qëndrime kundërthënëse të zv.kryeministrit Koço Angjushev dhe ministrit të bujqësisë, Lupço Nikollovski, nëse Maqedonia duhet t’i ndërrojë produktet që eksportohen pas ndryshimit eventual të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ministri i bujqësisë shprehet se nëse e kërkon nevoja, do t’u ofrojnë mbështetje bujqve në këtë pjesë. [embedded content] Mendoj se marrëveshja është e qartë, se fjala “maqedonase” në të gjitha produktet që prodhohen në Republikën e Maqedonisë do të mbetet. Do të thotë, nuk ka nevojë për ribrendim-deklaroi zv/ kryeministri Koço Angjushev. Kjo çështje do të ndiqet. Është çështje që prek në përgjithësi…
15 Nëntor 2018 / 16:11 Pas arratisjes skandaloze të Nikolla Gruevskit në Hungari, në opinion u paraqit edhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Gazetarët e atjeshëm insistuan të marrin përgjigje për bazën mbi të cilën Gruevski qëndron në Budapest dhe pse ai nuk është në zonën e transitit gjatë kërkimit të azilit. [embedded content] Kjo është çështje juridike, përgjigjen kërkojeni te avokatët- u përgjigj Orban. Orbani nuk u përgjigj se si Gruevski ka mbërritur deri në Budapest. A ka shfrytëzuar rutë ilegale ose me pasaportë të rrejshme ka mbërritur në një vend anëtar të BE-së. Misterin me arratisjen e ish-kryeministrit është…
15 Nëntor 2018 / 15:46 Ish komisioneri evropian, Jan Figel tha se zgjerimi i BE-së me vendet e rajonit nënkupton riunifikimin e BE-së që duhet të ndodhë patjetër. Ai tha se integrimi fillon në shtëpi dhe jo në Bruksel, duke porositur vendin të shfrytëzojë maksimalisht kohën për t’u përgatitur. Figel i cili njëherit ishte negocitari kryesor gjatë anëtarësimit të Sllovakisë në BE tha se integrimi kërkon konsensus mes të gjitha partive politike. Duhet të punoni me njerëzit, me opinionin publik, me shoqërinë civile, me unionet tregtare, institucionet fetare, mediat. Reformat e bëjnë vendin më kompatibile me BE-në, andaj mos prisni…
15 Nëntor 2018 / 15:16 Prokuroria Speciale Publike hedh poshtë zërat për zvarritjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të BDI-së. Njëri nga të dyshuarit për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Pacienti”, Bujar Osmani tha se subjekti që përfaqëson kërkon hetim të plotë ndaj gjithë funksionarëve. Hetimin ndaj tij nuk e komenton me arsyetimin se nuk dëshiron të ushtrojë presion ndaj gjyqësorit. Është më mirë që t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre. Ata kanë mbështetjen e plotë tonën, për të bërë hetime për gjithçka. Ne kemi vendim të kryesisë së partisë që të hetohet nga viti…
15 Nëntor 2018 / 14:30 Pavarësisht se për më shumë se dhjetë muaj Enti Shtetëror i Revizionit është pa njeriun e parë dhe me numër të pamjaftueshëm revizorësh, Kuvendi e lavdëron për punën e tij shembullore. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në tryezën për revizionin mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhor shprehu pritshmëri që edhe institucionet e tjera të punojnë si Revizioni dhe të bashkëpunojnë me Kuvendin. Enti Shtetëror i Revizionit është shembull shumë i mirë për institucion funksional dhe i pavarur, i cili punon vetëm në bazë të ligjeve dhe në dobi të qytetarëve dhe shoqërisë në…
15 Nëntor 2018 / 14:01 Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit prokurorja po prezantohen SMS porositë dhe porositë në Viber nga telefoni konfiskuara i deputetit të akuzuar Krsto Mukoski. Në grupin e Viber, ku anëtarët ishin deputetë dhe zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, përmes të cilit janë organizuar njerëzit për të ngajrjet e 27 prillit, personi i regjistruar si “Koleshka Çair” në telefon e deputetit Krsto Mukoski në ora 18:14 shkruan: “Dhashtë Zoti të hyjmë, ti rrahim ihaaaa” Nga ora 13:30 popresim” Në ora 18:49 i njëjti person shkruan: “Populli ka hyrë, kemi hyrë, ajde deputetë” Në ora 18:53…

