13 Nëntor 2018 / 14:30
Është viti i shtatë me radhë, ku studentët më të mirë në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative morën bursa nga kompanitë energjetike në vend. EVN, ELEM dhe MEPSO vazhdojnë t’i mbështesin studentët dhe proceset arsimore në mënyrë që të prodhojnë personel me kualifikim të lartë. Përfaqësuesit e kompanive energjetike te këto tetë të rinj, të cilët sot kanë marrë bursat, i shohin kolegët e tyre të ardhshëm.
Deri tani kemi ndarë rreth 40 bursa. Gjysma e bursistëve tashmë janë kolegë tanë. Ata punojnë, përparojnë, zhvillohen në profesionistë, të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha sfidat në punë. Disa prej tyre tashmë punojnë në pozita, ku kanë mundësinë të vendosin për procese shumë të rëndësishme të kompanisë “- u shpreh Sasho Stojkovski nga EVN.

