9 Nëntor 2018 / 13:16
Me urdhër të gjykatës, prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike, së bashku me inspektorët e Departamentit për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB, sot në mëngjes kanë hyrë për të bastisur edhe në kompaninë “Pelisterka”.
Sipas informatave të fundit pas kontrollave të bëra sot në mëngjes në kompanitë e biznesmenit Orce Kamçev, kontrollat kanë vazhduar edhe në objektet e komanisë “Pelisterka”, në pronësi të Dejan Pandelleskit. Ndryshe, pronari i kompanisë “Pelisterka” është kumar i ish ministrit Mile Janakieski, i cili aktualisht është i punësuar në këtë kompani.


