8 Nëntor 2018 / 8:35
Mbrëmjen e djeshme në organizim të lëvizjes “Makedonija Bllokira” apo Maqedonia bllokon, një grup njerëzish filluan marshin protestues duke u nisur drejt shtëpisë së deputetit të përjashtuar nga VMRO-ja, Krsto Mukovski nga Vevçani.
Protestuesit me qirinj në dorë dhe me këngë patriotike maqedonase i sugjeruan që të ndryshojë mendje rreth votimit për ndryshime kushtetuese për ndryshim të emrit.
Mukoski i cili paraprakisht ishte i njohtuar për protestë, doli dhe i priti protestuesit para shtëpisë së tij si mysafirë dhe një pjesë të tyre i futi mbrenda ku siç u shpreh ai, të pijnë nga një gotë raki a ndonjë kafe të bisedojnë dhe të ikin shëndoshë në shtëpi.


