Author: almakos

7 Nëntor 2018 / 14:33 Bankat, të enjten do të dalin me një qëndrim mbi ndryshimet e tatimeve të shpallura nga Qeveria këtë fundjavë. Shoqata e Bankave të Maqedonisë do të mbajë takim për të diskutuar efektet e aplikimit të tatimit progresiv mbi normat e interesit të depozitave të kursimeve. Përfundimet dhe vërejtjet do t’i dorëzohen Ministrisë së Financave.  Sipas draft-versionit të Ligjit mbi tatimin e të ardhurave, duke filluar nga viti 2020, me 15% do të tatohet interesi për depozitat e afatizuara të kursimit në shumën mbi 15,000 denarë ose 250 euro. Kjo do të thotë se nëse dikush…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 14:29 Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në një konferencë për media edhe njëherë kërkoi nga kreu i Kuvendit dhe njëherit kryetarë i Komisionit për çështje kushtetuese që të sigurohet transmetim direkt. “Për çështje të interesave shtetërorë. Asgjë nga transparenca që e premtoi kjo garniturë qeveritare. Zoran Zaev dhe Talat Xhaferi dëshirojnë që këto ndryshime kushtetuese t’i kalojnë në derë të vogël. Kjo është dëshmi që frikësohen nga opozita dhe qëndrimet e saj. Pyesim Talat Xhaferin se pse seanca e parë u transmetua direkt dhe pse kjo seancë nuk transmetohet në kanalin e Kuvendit”, deklaroi Micevski.

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 13:48 Me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski Komisioni për Çështje Kushttuese u shty për një orë. Micevski paraprakisht kërkoi nga kreu i Komisionit, Talat Xhaferi që të siguroj transmetim direkt të punës së komisionit në fjalë, me pretekstin se bëhet fjalë për Komision shumë të rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve të vendit. Kreu i Komisionit, Talat Xhaferi theksoi se gjatë punës së Komisionit janë prezent të gjitha mediat, të cilat do ta mbulojnë në tërësi punën e Komisionit. Por kjo ishte e papranueshme për deputetët e VMRO-së, andaj edhe u…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 12:26 Është anuluar sërish seanca për rastin “Total”. Këtë herë seanca është anuluar për shkak të mungesës të kryetarit të këshillit gjyqësor.Seanca e radhës është caktuar për 21 dhjetor në orën 10:00. Në seancën e sotme të pranishëm ishin Dragan Pavlloviq-Latas dhe avokatët e tij. Ai akuzohet për fshehje të tatimin në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik dhe personave fizik.

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 11:46 Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imuniteti i dha dritë jeshile propozimit për marrjen e mandatit deputetit, Nikolla Gruevski. Gjashtë anëtarë nga gjithsejtë 9 sa numëron ky komision votuan pro, marrjes së imunitetit deputetit Nikolla Gruevski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së braktisën seancën e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit dhe nuk morrën pjesë në debate. Ndërsa paraprakisht në emër të grupit të ri parlamentar, grupit të pavarur të VMRO-DPMNE-së u drejtua Sashe Vasilevskiu, i vlerësoi se debati i sotëm ishte i përshpejtuar, pas vjen menjëherë pas formimit të trupit për pajtim kombëtarë. “Vlerësoj se debatet…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 10:47 Mbrëmë, vetëm pak minuta pas mesnate është kryer kontroll ndaj lokalit të natës “Dy Jarana”, në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë kontrollit në lokalin në fjalë pronari është kapur në befasi me mbi 20 mysafirëve të cilët janë shërbyer me pije alkoolike dhe joalkoolike, muzikë dhe 9 valltare/këngëtare 6 prej të cilave shtetase të huaja. Këta të fundit janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policorë në Kumanovë, sektori për të huaj, për procedurat e mëtejme. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut pronarit të lokalit i është shqiptuar dënim në vlerë…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 10:16 Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka konstatuar se i dënuarit Nikolla Gruevski, ish kryeministër është i diskriminuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Në dokumentin nga ky institucion Gruevski ka marr njoftim se i është shkelur e drejta e gjykimit të drejtë nga ana e gjykatëses dhe Gjykatës Penale. Është konstatuar diskriminim direkt ndaj ish kryeministrit për shkak se ai ka qenë i vënë në pozitë të palakmueshme me mos sigurimin e kritereve të nevojshme për gjykim të derë. Gruevski është i dënuar me 2 vjet burg, për furnizimin e Mercedesit të blinduar. Aktvendimi është i plotfuqishëm,…

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 9:39 Sot në Komisionin për Çështje Kushtetuese fillon debati për amendamentet për ndryshime kushtetuese, të propozuara nga Qeveria të cilat u dakorduan edhe me tetë deputetët e përjashtuar nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se debate në këtë komision do të përfundojë më së voni për 12 ditë, ndërsa u shpreh i bindur se opozita nuk mund të bëjë obstruksione pasi këtë nuk ja lejon Rregullorja për punën e Kuvendit.

Lexo më Shumë

7 Nëntor 2018 / 7:31 Moti sot në Maqedoni parashikohet që në mëngjes të jetë më i ftohtë në krahasim me ditët e kaluara. Temperatura e mengjesit do të sillet nga 1 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës nga 7 deri në 10 gradë.

Lexo më Shumë

6 Nëntor 2018 / 23:56 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në pyetjen e gazetarit Nazim Rashiti, nëse partia e tij si parti opozitare shqiptare do të bashkëpunojë me partinë tjetër opozitare, atë maqedonase VMRO-DPMN-e, Sela u përgjigj: Me eksponentë të veçantë brenda për brenda këtij subjekti, të cilët duhet të përgjigjen për rastet e mëhershme por edhe ato të 27-prillit, ne nuk do të bashkëpunojmë. Ndërsa, me subjekte politike të tjera ne jemi të hapur nëse interesat tona bashkohen.

Lexo më Shumë