7 Nëntor 2018 / 9:39
Sot në Komisionin për Çështje Kushtetuese fillon debati për amendamentet për ndryshime kushtetuese, të propozuara nga Qeveria të cilat u dakorduan edhe me tetë deputetët e përjashtuar nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se debate në këtë komision do të përfundojë më së voni për 12 ditë, ndërsa u shpreh i bindur se opozita nuk mund të bëjë obstruksione pasi këtë nuk ja lejon Rregullorja për punën e Kuvendit.


