6 Nëntor 2018 / 14:51 “Në qytetin e Gostivarit në rrjedhën e lumit Vardar ka qenë e sulmuar një vajzë 17 vjeçare nga fshati Zdunjë e Gostivarit e cila gjatë tentimit të ikjes dhe për tu mbrojtur nga qenët endacak, është rrëzuar në rrjedhën e lumit Vardar, ku menjëherë pas denoncimit të rastit janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e vajzës, ku në ora 22:30 minuta e njëjta është gjetur trupi i pajetë i saj në afërsi të urës në fshatin Balindoll. Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes ku me urdhër të gjykatësit hetues, trupi i…
Author: almakos
6 Nëntor 2018 / 14:35 Edhe një vit pas ardhjes së pushtetit të ri lokal në krye me Jovan Stojanovskin nga LSDM, Ohri ballafaqohet me problemet dhe telashet e vjetra. Edhe pse pritjet e banorëve të Ohrit ishin të larta, qyteti assesi të rregullohet në pjesën e infrastrukturës. Disa banorë janë të kënaqur, por shumëkush ankohet për kaosin e trafikut gjatë verës, për numrin e vogël të vendeve për parkim si dhe problemin me qentë endacak. Edhe këta dolën njësoj, ndërsa e përqeshnin VMRO-në. Asgjë nuk është bërë, asnjë rrugë nuk është siç duhet. Edhe punë nuk ka për të…
6 Nëntor 2018 / 14:31 Vazhdon mos-zgjidhja e problemit me ritransmetimet ilegale të programeve të huaja nga operatorët kabllor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme shkurt njoftojnë se është në procedim rasti i fundit me ritransmetimin e paligjshëm të 31 kanaleve rajonale dhe ndërkombëtare nga operatori Multimedia-Net, shkelje të cilën e konstatoi Agjencia për Shërbime Audi dhe Audio-vizuele gjatë muajit të kaluar. Menjëherë pas dorëzimit, veprohet sipas paraqitjeve të tjera por edhe sipas kësaj paraqitje. Është njoftuar prokuroria dhe veprohet më tej sipas ligjit për procedurë penale”- u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. Alsat drejtoi disa pyetje në Prokurorinë Publike,…
6 Nëntor 2018 / 14:01 Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Han tha se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës jep sinjal se pajtimi në Ballkanin Perëndimor është i mundur, ndikon në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Së pari, vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka kuptim vetëm nëse të gjashtë vendet mund të përfshihen. Zgjidhja për IRJM-në e bën skenarin më të mundshëm. Së dyti, ka një lloj gare pozitive në Ballkan se kush më shpejtë bën progres. Për një kohë të gjatë të ashtuquajturit…
6 Nëntor 2018 / 13:41 Deputetet Frosina Remenski dhe Emilija Aleksandrova janë caktuar për koordinuese të Trupit parlamentar ndër-partiak për pajtim dhe integrim. Seancën e ardhshme do të dihet numri i sakt i anëtarëve të këtij trupi. Të gjithë nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare do të parashikohen si pjesëmarrës, përderisa nuk mohojnë të marrin pjesë. Paraprakisht Aleanca për Shqiptarët lëshoi koordinimin, ndërsa VMRO-DPMNE-ja nuk morri pjesë. Në këtë trup nuk dot merr pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xheferi i cili theksoi se mospjesmarrja e tij nuk korrespondon me kërkesat e VMRO-së që ky trup të mos udhëhiqet nga siç…
6 Nëntor 2018 / 13:41 Deputetet Frosina Remenski dhe Emilija Aleksandrova janë caktuar për koordinuese të Trupit parlamentar ndër-partiak për pajtim dhe integrim. Seancën e ardhshme do të dihet numri i sakt i anëtarëve të këtij trupi. Të gjithë nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare do të parashikohen si pjesëmarrës, përderisa nuk mohojnë të marrin pjesë. Paraprakisht Aleanca për Shqiptarët lëshoi koordinimin, ndërsa VMRO-DPMNE-ja nuk morri pjesë. Në këtë trup nuk dot merr pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xheferi i cili theksoi se mospjesmarrja e tij nuk korrespondon me kërkesat e VMRO-së që ky trup të mos udhëhiqet nga siç…
6 Nëntor 2018 / 12:21 Në Shkup rreth orës 3 të mëngjesit, disa plumba ishin shkrepur në drejtim të hotelit “Alexander Palace” në Shkup. Nuk ka të lënduar, janë dëmtuar disa dritare dhe fasada, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 3:20. Në SPB-Shkup është raportuar se “një person i panjohur ka qëlluar me disa plumba drejt një hoteli në bulevardin 8 shtator në Shkup”. Nga MPB njoftojnë se është kryer inspektim në vendngjarje dhe janë marrë masa për të gjetur autorët e veprës.
6 Nëntor 2018 / 12:07 Deputeti i ASH-së, Syrija Rashidi lëshon mbledhjen e trupit për pajtim kombëtar. Arsyeja që ka bërë Rashidin të largohet ka qenë qëndrimi i ASH-së ndaj këtij trupi i cili nuk ka bazë thelbësore dhe nuk dihet çfarë synon.
6 Nëntor 2018 / 11:46 Kryeministri, Zoran Zaev shprehu keqardhje për rastin tragjik në Gostivar, ku një vajzë 17 vjeçe u mbyt në Vardar duke ikur nga qentë endacak. Zaev premtoi se kjo çështje do të zgjidhet duke ndryshuar legjislacionin komfor ligjeve evropiane. Unë e di si ish kryetarë i komunës, se Strumica paguante shuma të mëdha parash kompanive private që organizonin qendra të kujdesit. Po mendojmë të ndryshojmë legjislativen në vend në mënyrë më fleksibile duke respektuar standardet ndërkombëtare me qëllim të një zgjidhje më të mirë të kësaj çështje. Për fat të keq, në Maqedoni ka pak qendra…
6 Nëntor 2018 / 11:10 Një person ka vdekur kurse pesë persona janë plagosur në një aksident me makinë që ka ndodhur këtë mëngjes në ora 5:45 në rrugën Podmolje në Strugë, pranë fshatit Mislleshevo. Sipas policisë së Ohrit, në aksident është përfshirë një autobus me targa të Ohrit dhe një veturë me targa të Strugës. Në udhëkryq pranë fshatit Mislleshevo ka ndodhur një aksident në të cilin një person ka humbur jetën ndërsa pesë të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Aksidenti i trafiku ka ndodhur në mes të një autobusi me targa të Ohrit dhe një makine nga Struga…
6 Nëntor 2018 / 10:45 Nesër (E mërkurë, 07.11.2018), në ora 19.00, janë paralajmëruar protesta në përkrahje të ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Protesta është planifikuar të mbajet para Gjykatës penale në Shkup.
6 Nëntor 2018 / 10:31 Përfaqësues të lartë të 29 vendeve-anëtare të Komitetit Ushtarak të NATO-s, të udhëhequr nga zëvendëskryesuesi gjeneralnënkoloneli Stiven Shepro, sot dhe nesër për herë të parë po qëndrojnë për vizitë në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Sipas autoriteteve, kjo është një vizitë historike, sepse për herë të parë një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s po vjen në vend. Kurse Komiteti Ushtarak nga Maqedonia do të përfaqësohet nga gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski .

