6 Nëntor 2018 / 14:01
Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Han tha se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës jep sinjal se pajtimi në Ballkanin Perëndimor është i mundur, ndikon në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Së pari, vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka kuptim vetëm nëse të gjashtë vendet mund të përfshihen. Zgjidhja për IRJM-në e bën skenarin më të mundshëm. Së dyti, ka një lloj gare pozitive në Ballkan se kush më shpejtë bën progres. Për një kohë të gjatë të ashtuquajturit “vrapuesit para” në procesin e anëtarësimit ishin Serbia dhe Mali i Zi, por tani ato mund të jenë Shqipëria dhe Maqedonia.” Në intervistë për të përditshmen gjermane, Di Velt, Han nuk përjashtoi mundësinë që Maqedonia e Serbia të jenë vendet e para që do të anëtarësohen në BE nëse i plotësojnë të gjitha kushtet, duke theksuar se rrugë të shkurtër nuk ka dhe se “Cilësia është para shpejtësisë”.
ALSAT


