6 Nëntor 2018 / 14:35
Edhe një vit pas ardhjes së pushtetit të ri lokal në krye me Jovan Stojanovskin nga LSDM, Ohri ballafaqohet me problemet dhe telashet e vjetra. Edhe pse pritjet e banorëve të Ohrit ishin të larta, qyteti assesi të rregullohet në pjesën e infrastrukturës. Disa banorë janë të kënaqur, por shumëkush ankohet për kaosin e trafikut gjatë verës, për numrin e vogël të vendeve për parkim si dhe problemin me qentë endacak.
Edhe këta dolën njësoj, ndërsa e përqeshnin VMRO-në. Asgjë nuk është bërë, asnjë rrugë nuk është siç duhet. Edhe punë nuk ka për të rinjtë, ata janë të dëshpëruar”.
Mendoj se ka përmirësime. Është zbukuruar dhe rregulluar. Sidomos Çarshia është e pastër, për dallim prej më herët kur nuk më pëlqente, gjithashtu higjiena është përmirësuar edhe buzë bregut”. – u shprehën qytetarët.
Një pjesë e aktivistëve civil bëjnë thirrje për angazhim më të madh në vendbanimet e Ohrit ku jetojnë shqiptarë, turq dhe romë.
Në ndërkohë, kritika ka edhe nga opozita e Këshillit të komunës.
Nuk ka rrugë, nuk ka ujësjellës, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka investime, nuk ka asnjë projekt kapital…” – tha Kiril Pecakoski- VMRO DPMNE, Ohër
Nga komuna kujtojnë se me borxh prej 25 milionë euro janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoni. Megjithatë, shtojnë se kanë filluar procese që do të zgjidhin disa prej problemeve më të mëdha të infrastrukturës në këtë qytet, sidomos nëse shteti ua shlyen gjysmën e borxheve, siç paralajmërohet.
Ajo që është më e mira për vetëqeverisjen lokale edhe për qytetarët është se mund të presin projekte të reja zhvillimore, sidomos projekte të reja në infrastrukturë që sinqerisht mungonin gjatë vitit të shkuar. Falënderimi shkon për qytetarët që duruan gjatë vitit të kaluar dhe kishin të drejtë që kritikonin për shumë gjëra, kishin të drejtë për shumë projekte në infrastrukturë dhe probleme që duhet të zgjidhen. Por, prioritet ishte konsolidimi financiar”. – u shpreh Jovan Stojanovski- kryetar i Ohrit
Ndryshe, Stojanovski në fushatën parazgjedhore premtonte mbindërtim dhe riparim të sistemit të kolektorëve, ndërtimin e stacionit për qentë endacak, rregullimin e infrastrukturës, strategji për zhvillimin e qytetit si dhe gazifikimin.
Miki Trajkovski


