6 Nëntor 2018 / 10:31
Përfaqësues të lartë të 29 vendeve-anëtare të Komitetit Ushtarak të NATO-s, të udhëhequr nga zëvendëskryesuesi gjeneralnënkoloneli Stiven Shepro, sot dhe nesër për herë të parë po qëndrojnë për vizitë në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Sipas autoriteteve, kjo është një vizitë historike, sepse për herë të parë një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s po vjen në vend. Kurse Komiteti Ushtarak nga Maqedonia do të përfaqësohet nga gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski .


