6 Nëntor 2018 / 11:46
Kryeministri, Zoran Zaev shprehu keqardhje për rastin tragjik në Gostivar, ku një vajzë 17 vjeçe u mbyt në Vardar duke ikur nga qentë endacak. Zaev premtoi se kjo çështje do të zgjidhet duke ndryshuar legjislacionin komfor ligjeve evropiane.
Unë e di si ish kryetarë i komunës, se Strumica paguante shuma të mëdha parash kompanive private që organizonin qendra të kujdesit. Po mendojmë të ndryshojmë legjislativen në vend në mënyrë më fleksibile duke respektuar standardet ndërkombëtare me qëllim të një zgjidhje më të mirë të kësaj çështje. Për fat të keq, në Maqedoni ka pak qendra për përkujdesjen e qenve endacak. Shteti duhet të kujdeset. Një mënyrë është përmes ndryshimit të legjislacionit, kurse tjetra duke dëgjuar me kujdes këshillat e veterinerëve dhe duke zbatuar indikacionet e tyre” u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.


