Author: almakos

5 Nëntor 2018 / 12:38 Sipas statistikave të fundit, 8 nga 10 prindër në vend janë të dhunshëm. Prandaj dikasteret kompetente në bashkëpunimin me BE-në dhe UNICEF-in filluan kampanjën për edukimin e prindërve, nën moton “Edhe prindëri mi mësohet”. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Caroska sqaroi se 15 këshillimore në vend dhe nga tani edhe çerdhet do të punojnë në vetëdijësimin e prindërve se si me veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijëve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se eliminimi i të gjitha llojeve të dhunës deri në vitin 2023 është prioritet i lartë i…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 9:48 Tre persona janë lënduar rëndë në tre prej gjithsej 21 aksidenteve gjatë tre ditëve të fundit në Shkup. Në 10 më pak janë lënduar 15 persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material. Nga SPB-ja Shkup informojnë se gjatë tre ditëve të fundit policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëqind e pesëdhjetë e tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 18 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 9:37 Në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Për sivjet janë siguruar 41.000 doza të vaksinave. Për herë të parë këtë vit Ministria e Shëndetësisë, siç tha dje në pres konferencë ministri i kësaj Ministrie, Venko Filipçe, ka blerë 28.000 doza të vaksinave, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension. “Kemi siguruar vaksinë katërvalente, e cila është më e reja,…

Lexo më Shumë

5 Nëntor 2018 / 7:14 Moti sot në Maqedoni parashikohet të jetë i kthjellët gjatë orëve të mëngjesit, me temperatura ditore deri më 14 gradë celsius, ndërsa ato të mëngjesit nga 3 deri në 6 gradë celsius. Shpejtësia e ajrit do të jetë deri në 5km/h, ndërsa shikueshmëria nëpër rrugët e Maqedonisë nuk paralajmërojet të ketë pengesa.

Lexo më Shumë

4 Nëntor 2018 / 16:05 Në shumë shkolla fillore në vend prindit detyrohen të mbledhin mjete financiare për pajisjen e klasave madje edhe me banka dhe karrige për fëmijët. Nisma e lartpërmendur është zhvilluar në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” të komunës Butel dhe ka të bej me mbledhjen e parave prej 1.000 denarëve për lyerjen e një klase dhe furnizimin e saj me banka dhe karrige. Prindërit që anketuam nuk pranuan të flasin para kamerës por thanë se këto nisma zhvillohen për shkak të mungesës së kushteve të duhura për mësim. [embedded content] Por, drejtori i shkollës, Enis Memeti në…

Lexo më Shumë

4 Nëntor 2018 / 15:44 Të ndërpritet procesi i ndryshimeve kushtetuese, të shpërndahet Kuvendi dhe të organizohen zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Këto janë kërkesat që përmenden në Deklaratën që e firmosën 84 shoqata, parti politike dhe organizata të tjera nga Maqedonia dhe Diaspora. Kreu i partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev thotë se po hyjnë në betejë finale me, siç e quan ai, pushtetin marionetë. Ai ka paralajmëruar dhe protesta deri në realizimin e kërkesave. Nga ana tjetër, Filip Petrovski paralajmëroi se do të shkojnë edhe para shtëpive të tetë deputetëve të VMRO DPMNE-së që votuan për hapjen e Kushtetutës,…

Lexo më Shumë

4 Nëntor 2018 / 14:28 Punëtorët turistik shpresojnë se pas ndryshimit të mundshëm të emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, nuk do të ketë nevojë të ribrendohet turizmi vendas. Edhe pse shumica kanë frikë se emri i ri mund të kërkojë një brendim të ri dhe prodhimin e materialeve të reja promovuese. [embedded content] Maqedonia si destinacion turistik do të ekzistojë. Vendi është ai, destinacioni është i njëjtë. Vendet turistike janë po ashtu të njëjtat. Ne vetëm mund ta rrisim numrin e vendeve turistike dhe mënyrat e prezantimit të vendeve turistike. Sa i përket ribrendimit, nuk e shikoj ndonjë…

Lexo më Shumë

4 Nëntor 2018 / 13:37 Autobusi i linjës 11-të të qytetit të Shkupit, i cili kalon nëpër fshatin Rashçe, sot rreth orës 10:30 është goditur nga një tren mallrash. Sipas informatave të deritanishme, për fat të mirë në autobus nuk ka pasur udhëtarë përveç shoferit të autobusit i cili ka shpëtuar mrekullisht pasi siç shihet edhe në foto, treni ka goditur pjesën e pasme të autobusit.

Lexo më Shumë

4 Nëntor 2018 / 13:17 Në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Për sivjet janë siguruar 41 000 doza të vaksinave, tha në pres konferencën e sotme ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Për herë të parë këtë vit, siç theksoi ai, Ministria ka blerë 28.000 doza të vaksinave, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension. “Kemi siguruar vaksinë katërvalente, e cila është më e…

Lexo më Shumë

4 Nëntor 2018 / 9:55 Ambasada gjermane kumton se  nuk janë të sakta raportimet  për ligjin e ri  që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2019 me të cilin qytetarët  nga vendet të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian do t’u mundësojë të punësohen në ndonjë shtet të Unionit nën kushtet e njëjta si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së. “Qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së  u nevojitet sikur deri tani, ashtu edhe pas 1 janarit të vitit 2019, vizë pune valide në Gjermani. Kërkesa për vizë  mund të dorëzohet  vetëm në…

Lexo më Shumë

3 Nëntor 2018 / 20:32 LSDM-ja është në rrugë për ta shkatërruar ekonominë e vendit, akuzon ish ministri i Financave, Trajko Slavevski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Slavevski i cili para 10 viteve e aplikoi tatimin e sheshtë në Maqedoni, akuzoi se me tatimin progresiv, Qeveria del kundër kërkesave të biznesit për shtyerje të reformës për pesë vjet. Ai vlerëson se tatimi progresiv do ta rrisë evazionin tatimor, ekonominë gri dhe papunësinë. [embedded content] Vetëm të kujtojmë disa premtime në sferën e tatimit që nuk janë realizuar. LSDM-ja hoqi dorë nga kthimi i premtuar i 15% nga TVSH-ja e…

Lexo më Shumë

3 Nëntor 2018 / 15:53 Të gjithë të punësuarit e rinj që kanë realizuar kontratë pune me Ministrinë e brendshme do pajisen me uniforma të reja në kuadër të projektit “Polici e përgatitur, qytetarë të sigurt”, deklaroi Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në takimin që realizoi në sektorin për punë të brendshme Shkup. Megjithatë furnizimi nuk vlen për të gjithë nëpunësit policor, shumica e të cilëve nuk kanë marrë uniforma të reja për më shumë se dhjetë vite. Ministri shtoi se në të ardhmen do sigurohen uniforma për gjithë zyrtarët policor dhe se për momentin po rrjedh procedura për sigurimin…

Lexo më Shumë