6 Nëntor 2018 / 23:56
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në pyetjen e gazetarit Nazim Rashiti, nëse partia e tij si parti opozitare shqiptare do të bashkëpunojë me partinë tjetër opozitare, atë maqedonase VMRO-DPMN-e, Sela u përgjigj: Me eksponentë të veçantë brenda për brenda këtij subjekti, të cilët duhet të përgjigjen për rastet e mëhershme por edhe ato të 27-prillit, ne nuk do të bashkëpunojmë. Ndërsa, me subjekte politike të tjera ne jemi të hapur nëse interesat tona bashkohen.


