6 Nëntor 2018 / 17:19
“Analiza horizontale funksionale, analizimi i punës së të gjithë institucioneve. Në rrjedha është përpilimi i ndryshimeve të ligjit për inspektim publik. Analiza do të tregojë nëse ka nevojë të mbyllen disa institucione dhe sektorë. Nuk do të shkarkohen persona nga puna por personat e tepërt do të adresohen në sektorin privat”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sipas të cilit me Ligj do të bëhet dallim mes punësimeve në poste politike dhe atyre punësimeve mbi përgatitjet profesionale. Mançevski paralajmëroi edhe përmirësim të shërbimeve publike.
“One-stop-shop muajin e ardhshëm i pari në Shkup. Rritje dramatike e shërbimeve elektronike, nënshkrimeve elektronike, vulave elektronike si mundësi për lehtësimin e proceseve. Përfaqësimi i drejtë – vazhdon procesi i sistemit. Nuk do të ketë më persona që marrin rrogë dhe rrinë në shtëpi. Kemi problem me ligjin për Procedurë të drejtë Ligjore, nuk është në rregull dhe duhet të ndryshojë. Kjo për të përmirësuar shërbimet e përgjithshme. Revizion të ligjit për nëpunës shtetëror dhe ligjit për sektorin publik. Kemi shumë të punësuar dhe mungesë të kuadrit. Duhet të vendosim rend mes inspektorateve, organeve, hierarkive, etj”, deklaroi Mançevski.


