6 Nëntor 2018 / 22:45
Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela në kuadër të “Programi 200” flet edhe për bashkëpunimin me subjektet tjera politike.
“Unë nuk kam të drejtë t’i përzihem kujtdo subjekti tjetër politikë se çfarë hapash do të marrë, në bazë të hapave që marrin subjektet politike ne do të vlerësojmë në momentin e caktuar se ja vlen bashkëpunimi apo nuk ja vlen bashkëpunimi. Por assesi me individë të cilët janë direkt të përfshirë në sulmin personal ndaj meje bazuar tek ideja që unë mbroja në atë periudhë”, tha Sela.


