6 Nëntor 2018 / 16:29
Zëvendës kryesuesi gjeneralkoloneli i NATO-s, Stiven Shepro tha se NATO-ja njeh progresin e arritur gjatë vitit të fundit dhe inkurajon vendin të vazhdojë zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim. Gjatë vizitës së komitetit ushtarak të NATO-s në Shkup, Shepro theksoi se vendimi për anëtarësimin e vendit në NATO i takon qytetarëve dhe qeverisë. Për ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vetë vizita e komitetit të NATO-s është shenjë se anëtarësimi ynë nuk është larg dhe se i njëjti do të jetë i rëndësishëm dhe inspirim për të gjithë rajonin.
Ju inkurajojmë të vazhdoni me këto reforma dhe ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me ju në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive tuaja në mbrojtje dhe përshtatjen e tyre me standardet e NATO-s. zhvillimi i aftësive tuaja ju bën ju më të sigurtë, më të fuqishëm dhe më të afërt me aleatët dhe partnerët e NATO-s- deklaroi Stive Shepro, Komiteti ushtarak i NATO-s.
Opinioni sot ka rast të sheh me sytë e vetë se anëtarësimi në NATO i vendit tonë, tashmë nuk është larg dhe nuk është synim i paarritshëm. Mundësinë e lëshuar në vitin 2008 e kthyem në tavolinë, morëm ftesë, filluam negociatat për anëtarësim me aleancën më të fuqishme ushtarako-politike të kohës. (12:15-12:38) Mbledhja është porosi se 29 shtetet anëtare të aleancës janë të bashkuar në mbështetjen të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s. Mbledhja është simbol, por mbledhja aspak nuk është e rastësishme. Nderin nuk e fituam, por e merituam. E merituam me reformat e shumta politike dhe rezultatet që i dorëzuam- pohoi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Gjeneralmajori i Komitetit ushtarak të Maqedonisë, Vasko Gjurçinovski tha se ushtria është e përkushtuar të plotësojë kushtet për anëtarësim në NATO dhe se është në reformim e sipër. Gjurçinovski ndër tjerash tha se pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare përkrah NATO-s është prioritet i lartë i ushtrisë.
Armata e Republikës së Maqedonisë është fuqishëm e përkushtuar të përmbush kriteret për anëtarësim në NATO dhe po punojmë në mënyrë të palodhshme ta çojmë vendin në anëtarësim të plotë në Aleancë. Për vite me radhë armata e Maqedonisë qëndroi krah për krah me armatën e anëtareve të NATO-s në operacionet e NATO-s në botë- tha Vasko Gjurçinovski, Komiteti Ushtarak i Maqedonisë.
Në fjalimet para përfaqësuesve të lartë të 29 vendeve anëtare të Komitetit ushtarak të NATO-s u theksua se shpresa për anëtarësim në NATO motivoi vendin në zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë dhe Greqinë dhe se për këtë qëllim vendi po angazhohet për modernizimin e ushtrisë përmes Strategjisë së re të mbrojtjes dhe po bën reforma në luftën kundër terrorizmit, Shtetin e së drejtës, shërbimet e inteligjencës dhe administratën publike.
Anesa Salihu


