5 Nëntor 2018 / 15:29
Rreth 50 biseda të përgjuara u lëshuan sot në sallën e gjyqit për rastin Titanik për parregullsi zgjedhore. Më shumë dëgjohej zëri i ish-Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai organizon avion nga Italia dhe Zvicra me votuesit për të votuar në zgjedhjet lokale në 2013. Por, në bisedat dëgjohet edhe zëri i ish-ministres Gordana Jankulloska. Ajo me njërin nga bashkëbiseduesit thotë se janë dhënë dy mijë euro për, siç thotë ajo, “Shiptarite” dhe “Serbët”. Për parregullsi zgjedhore përmes rastit Titanik të PSP-së, të akuzuar janë 21 persona. Mes tyre janë edhe Nikola Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski.


