5 Nëntor 2018 / 22:10
Ndryshimet në sistemin e tatimeve dhe pensioneve që të shtunën i paralajmëroi Qeveria janë temë e fokusit ditëve të fundit. Qytetarët dhe ekspertët janë të ndarë rreth këtyre ndryshimeve. Kurse ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë një interviste për emisionin “360” tha se ky sistem tatimor është i domosdoshëm për vendin dhe se kjo nuk është masë identifikuese e socialdemokratëve, por nevojë për vendin duke marrë parasysh se Gjermania dhe SHBA-ja por edhe vendet e rajonit si Shqipëria tash e sa vite me sukses zbatojnë këtë sistem tatimor, pa marrë parasysh se cila forcë polike është në pushtet.
Së pari duhet të theksohet se tatimi progresiv, këtë që ne e propozojmë, ekziston në SHBA edhe atë për shumë vite pa pasur parasysh kush është në pushtet qoftë të majtit apo të djathtit, propozimin që ne e japim është imanent për BE-në, ekziston në Gjermani, kështu që unë nuk do të pajtohesha se ky është vetëm propozim i socialdemokratëve. Të mos shkojmë shumë larg për shembull fqinji jonë Shqipëria në vitin 2014 tatimin e sheshtë e zëvendësoi me tatim progresiv edhe atë në mënyrë të suksesshme e bëri atë dhe nga atëherë pati rezultate të mira”- u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Sipas Tevdovskit, tatimi i sheshtë që është aplikuar në Maqedoni tash e sa vite paraqet një karakteristikë të ish vendeve socialiste, dhe se kjo gjë duhet ndryshuar te ne.
Unë dua të potencoj sepse këtë opinioni duhet ta dijë se tatimi i sheshtë që ekzistonte me vite është karakteristikë e ish vendeve socialiste që në vitet e fundit vendosin të shkojnë drejt tatimit të drejtë, të shkojnë përpara sikurse e bëjnë vendet me preseperitet”- thekosi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.


