5 Nëntor 2018 / 15:43
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Volfgang Sobotka i ndodhur për vizitë në Shkup ka theksuar se nëse Marrëveshja e Prespës kalon në Maqedoni, nuk mund të pengohet nga pala greke. Sobotka pas takimit me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin, tha se BE-ja është e interesuar që i gjithë Ballkani Perëndimor ta integrohet në Union dhe të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai i përshëndeti ndryshimet kushtetuese duke theksuar se BE-ja do e shpërblejë guximin e deputetëve që votuan.
“Ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen hapa të guximshëm. E kuptoj se kjo nuk është e thjeshtë për deputetët e opozitës, pasi është çështje që duhet të hapet sërish për t’u parë se cilat janë mundësitë dhe perspektiva e shtetit. Nevojitet perspektivë e besueshme për hyrje, por edhe përpjekje. Konsideroj se pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, në pranverë të vitit 2019, po dhe verën e vitit të ardhshëm do të fillojmë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë. Besoj se kapitujt së shpejti do të zgjidhen dhe se BE patjetër t’i çmojë këto hapa”.


