5 Nëntor 2018 / 16:08
Ligji i ri i përmbarimit do të shkaktojë dëme financiare te përmbaruesit, avokatët dhe noterët, por ndryshimet do të jenë në dobi të qytetarëve-bind ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.
Të ardhurat nga alimentacioni që janë për të drejtat e fëmijëve, të ardhurat e bursave dhe ngjashëm, ndërsa në praktikë është vërejtur se përkundër kësaj ndalese kur bllokohen llogari, bllokohen madje edhe këto të hyra” – tha Renata Deskoska – ministre e drejtësisë
Por, vendimet civile nuk devijojnë nga kërkesat e tyre. Reduktimi i tarifave dhe shpërblimeve në aktivitetin përmbarimor. Deskovska i bënë thirrje të mos bie pre e presionit të përmbaruesve.
S’mund të paguhet faturë që është e vjetër më shumë se 15 apo 20 vjet. Kjo nuk ka logjikë ekonomike, juridike apo materiale. Fizika e di se asnjë gjurmë nuk mund të vlerësohet në aspektin e forenzikës, do të thotë nuk mund të ketë faturë të vjetër 20 vjet dhe personi ta ruaj faturën e njëjtë” – theksoi Ana Gligorova- shoqata civile “Njeriu mbi profitin”
Nuk pajtohemi me nenin 28 ku disa procedura të caktuara përmbaruese mund të bëhen jo në formën origjinale, por me fotokopje. Besoni, këtu luhet lojë e madhe, nuk bëhet fjalë këtu për shuma prej 500, 1000 apo 25 denarë. Këtu bëhet fjalë për kapital të madh shtetërorë që dikush tenton ta marrë në mënyrë të paturpshme” – tha Marjan Ristevski- sindikalist
Por, përmbaruesit nuk pajtohen me ndryshimet e propozuara të ligjit. Konsiderojnë se nuk ka hapësirë për zvogëlimin e tariforit. Oda e përmbaruesve parashtroi ndryshimet e saj ndaj zgjidhjes ekzistuese ligjore.
Oda e Përmbaruesve nuk mund t’i pranojë dhe vlerësojë si joadekuate propozimet për përzierje të kompetencave të pushtetit ligjdhënës dhe atij ekzekutiv me përcaktimin e tarifës në ligjin” u shpreh – Zoran Dimovski, kryetar i Odës së Përmbaruesve
Ligji ekzistues për përmbarim hyri në fuqi para thuajse tre viteve. Qytetarët para së gjithash reagojnë për provizionet e larta dhe shpërblimet që i marrin përmbaruesit në procedurën e përmbarimit, ndërsa gjithnjë e më shumë ankohen edhe për gabime sistemore. Edhe përkundër fjalës së dhënë të mos bllokohen llogaritë e rasteve sociale, kategoritë e dobëta të qytetarëve edhe më tej sillen para aktit të kryer dhe patjetër duhet të paguajnë.
Ile Petrevski


